Home Letėrsi Poezi Ne meshe (apo ne gjygj)?!-Elinda Marku...kliko ketu...
|
|
Ne meshe (apo ne gjygj)?!-Elinda Marku...kliko ketu... |
"Ne Meshe (apo ne gjyq)?!" Elinda MARKU Botuar ne “Sofra Letrare” dhe derguar per ALBDREAMS nga vete autorja
Ne meshe (apo ne gjygj)?!
Kundruall lutjes dhe ankthit tim per Atdheun .... Kalon gjithnje shergerti i vogel i zdrukthtarit (Jezusi i cili u be marangoz) e me jep zemer! Ndersa prifti hypur "lart" ne altar flet... ne vend te fjales se Krishtit , Gjykimin e tij se kujt duhet t'i takojne breket e Anna Nikoll Smithit.!!!
Vjeshte 2003- Vere 2007
Zbrita ne Rome, e Romen nuk e pashe vec periferive ku gjarperonte autostrada.. .. qe pervecse gjitheandej te conte edhe ne Firenze (Toscana). E bukur Toscana kesaj here. Me e bukur se heren e fundit! Pastaj ne Milano Ne piazen me te madhe atje njeren prej mbremjeve qe ngjante aq shume me tonat e qe shoqerohej me shiun e mungesave te pranishme Ndoqa per pothuaj gjithe mbasditen lojen e bukur te nje saksofonisti te talentuar qe nuk e di pse me behej se kishte lidhje me ty dhe jo vetem kaq por genjeja besueshem veten se ishte saksofonisti per te cilin ti me ke folur ashtu sic vetem di TI te flasesh . Ishte i gjate, dhe fytyren e kish mbuluar me kapucin e xhupit i cili ishte "gucci". Gishtin e unazes e kishte te stolisur me nje unaze te cmuar... Sandalet i kishte si te Jezusit . Luante trishtimin !!! Sapo vinte re se rrotull tij grumbulloheshin shume degjues e thyente muziken dhe behej"amator" ... Njerezit pakesoheshin. Vetem une rrija pa levizur. Pyeta njerin prej miqve qe shoqeroheshim -Po ky pse e fsheh fytyren me ate kapuc te madh?- Ai m'u pergjigj. -E shikon, xhupin e ka Gucci Unazen e ka diamant dhe sandalet nga me te shtrenjtat "Ecco" Eshte muzikant i njohur! Del ne piaze e luan vetem kur bie shi! -Ky duhet te jete saksofonisti i "N". i thashe vetes time me bindje Ende cuditem si durova pa iu afruar sa te mund t'i ngrija pak kapucin e ti shikoja fytyren
***
Te nesermen sigurisht dola prap. Piaza cdo mbremje ishte pothuaj plot me artiste madje kam pare ne mes te kryqezimit ( mbas ore 7pm.nuk levizin makina ne qender) nje aziatike te bukur qe kishte nxjerre pianon e i binte per shtate pale qejfe te saj e per shtate pale qejfe te kalimtareve qe harroheshin per minuta te tere rreth tingujve . Kam pare piktore, madje njerin prej tyre e kam patur komshi ne fshat dhe tete vjet rrjesht ne klase. Dritan e quajne , ka qene i talentuar. emigroji ne Itali pak para se te diplomohej Diten punonte murator, ndersa ne mbremje dilte tek piaza e famshme dhe piktornte portrete turistesh Nje portret 30 euro. Kur e pashe m'u be nje lemsh transparent ne sy kur me ra prej syve, u be muzgu gri. Ishte thinjur, duke mbetur i bute njesoj.
***
Mbas 4 ditesh m'u desh te shtyja bilenten prisja shiun e rralle ne vere te shikoja saksofonistin ne piaze. Mbaruan ditet,te tjera dite s'me jepnin te rrija deri ne nje mbremje tjeter me shi as te vija deri tek kafeja qe do pija me ty.
***
Ne syte e Mares
Ne driten e megjesit dhe ne syte e sime bij sot me fort se asnjehere kam pare, besuar e ndjere se.... Ime bij, eshte nena ime dhe une bashke. Eshte gjyshi i saj me gjithe t'ane. Ka sy te medhej sa qielli ku brenda te cileve gjindemi te shtate. Lleshi e Maria, Maria dhe Prenga Une, Pjetri dhe Mara. E vogla ime kaq e madhe!
***Ne pazarin e personazheve perzihet perseritja** *
C'ke qe kerkon nallban , te mbathesh kuajt e tu qe sigurisht nuk kalerojne. Fluturojne!! ! Te kujtohet kur me tregove per kuajt e tu te zbathur tek stacioni i trenit teksa prisnim te dashuren tende Penelopen?
...
Diten e fundit para se t'i hypja largesive te kujtohet tek stacioni perballe RTV te kerkova nje krah kemishe te cilen e ruaj si krahet e mij te holle e te gjate por qe s'mjaftojne per ta mberthyer asnjerin prej qiejve ku dremisin ne kembe kuajt e tu. .
...
Kam lindur zbathur, ndoshta qe t'i shpetoj ndjekjes se personazheve te cilet mund te na kerkojne t'i mbushim me jetet tona te pamjaftueshme. E te ngaterrohemi deri aty sa te blejme veten ne vend te personazheve! Kam lindur zbathur, ndaj ne vend te kepuceve mora-mbaj dhe ruaj si krahet e mij, nje krah kemishe... Kemisha ishte ngjyre- sysh sy kuajsh! |
|