Home Kulture Cdo gje ne Albdreams Yllka Muja-star i kinematografise shqiptare...kliko ketu..
|
|
Yllka Muja-star i kinematografise shqiptare...kliko ketu.. |
YLLKA MUJO S’KAM ME PLAGE DIVORCI. JAM NE PRITJE TE NJE DASHURIE ARLINDA CANAJ Marre nga Gazeta “Panorama”
Të provosh të njohësh aktoren Yllka Mujo është si të bësh një udhëtim në kozmosin e mendjes njerëzore. Tek ajo, ngjyrat e fëmijërisë, perceptimet, rritja, të qenit e famshme, rrjedh si një lumë në një lëvizje hapësinore dhe të pafundme... Jeta e saj si një poezi, ku dhimbja gjeneron vazhdimësinë, dhe lumturia si një gur zalli që prehet nën diellin që i shkëlqen atje thellë në brendësi nuk është e zakontë. E ndërsa flet me të, të kujtohen gjithë ato gojëdhëna që ke dëgjuar për të bukurën e kinemasë, për dashurinë e saj ndaj të panjohurës, për lartësitë e shpirtit, dhe mbetesh pa fjalë tek e sheh përballë teje, me dhimbjen e madhe femërore, që i jep tjetër kuptim të jetuarit tek ajo. E zakonshme teksa shpreh vuajtjen humane të provuar nga shumë femra që e kanë kërkuar emocionin dhe njeriun tjetër. Ndërsa e jashtëzakonshme është sot, në dimensionet e saj shpirtërore; një elizir ku pak njerëz arrijnë të stacionohen në pjekjen e tyre.…
Ju hytë në mënyrë të rastësishme në kinema dhe në teatër. Si arritët që nga një rastësi të arrini të jeni një yll i kinemasë dhe teatrit shqiptar? -Unë mendoj se nuk ka asgjë të rastësishme. Është destin. Një destin që ndodh brenda njeriut. Ajo që njeriu rrezaton është energji e padukshme dhe ajo në mënyrë të pavetëdijshme godet aty ku është destinuar. A e keni menduar ndonjëherë pse njerëzit lindin fëmijë dhe vdesin fëmijë. Sepse perëndia kërkon fëmijën. Gjithë ai hark i rritjes i bëhet njeriut për të kuptuar se duhet të shkojë atje tek fillesa. Mendoni një fëmijë që e lë në mes të natyrës dhe ai mrekullohet nga ngjyrat, lëvizjet. Sepse ajo është përsosmëria.
Duke bërë një krahasim me fillimin tuaj të karrierës. Ajo fytyra juaj në një përsosje bukurie dhe tashmë një shpirt që ka kaluar në dimensione të tilla. E ndjeni veten të ndryshuar? -E gjej veten shpeshherë të pandryshueshme në natyrë, dhe pse jam përpjekur ta çoj brendinë time aty ku dua. Disa gjëra dhe më janë dhuruar. Duke patur parasysh dhuratat e dhëna i thua shumë herë perëndisë më fal sepse ndonjëherë kam hedhur hapa pa e ditur. Perëndia u fal të gjithëve dhurata. Unë ndjej gëzim se fitoret e mia i kam arritur vetë. Çdo gjë ka qenë vetë. Nëse kjo do ishte e shpërndarë me shumë njerëz dhe kënaqësia do ishte e copëzuar. Kjo kënaqësi e plotë, më jep siguri.
Por jeta nuk ju ka sjellë vetëm dhurata, ndonjëherë dhe goditje të rënda? - Janë pjesë e jetës dhe ato. Gjithë goditjet që kam marrë në jetë, më janë kthyer në hone që i kam mbushur me elemente të tjera, me investime të tjera.
Tek ju ka ndodhur një fenomen i çuditshëm. Ndërkohë që shkëlqente ylli juaj i fatit në karrierë keni përjetuar dhe disfata shpirtërore. Sa e fortë keni qenë për t’i përballuar, duke patur parasysh atë kohë paragjykimesh, emërtimesh të paqena dhe dënimesh absurde? -Jam përgatitur për ta përballuar këtë mënyrë. Sepse nuk mund të jem unë providenca. Është destini. Siç më ka dhënë zoti forcën për të dhënë dashuri, për të përballuar dhimbjen i kam përballuar dhe disfatat. Ndonjëherë njeriu nuk e di që është kaq i fortë.
Banoj në një lagje të varfër
“Vendi ku banoj është një katastrofë e vërtetë. Nuk të sheh syri një pemë ose pak gjelbërim. Kur shkoj për në shtëpi mundohem o të marr njeri në telefon, ose të futem të bëj një pazar, që të mos e shoh fare rrugën, por të arrij në shtëpi pa e parë rrethinën e vrazhdë. Kam arritur që të largoj nga vetja ato gjëra që i bëjnë dëm ekologjisë sime shpirtërore. Banoj në një lagje të zhveshur nga natyra dhe të suportimi i asaj lakuriqësie të zymtë natyrore, më duket çdo ditë si fitore”.
Keni bërë gabime në jetë? -Plot. Në një farë mënyre i jam mirënjohëse gabimeve.
Keni kërkuar falje? -Më pëlqen fjala: Më fal!
Në kohën e diktaturës keni qenë tendencë dhe jeni lakuar për një jetë shumë moderne shumë avanguardë për kohën. A ka qenë kështu Yllka? -Besoj se ka qenë. Mua në një farë mënyre më ka shpëtuar ëndrra. Ky është tharmi i bisedës që po bëjmë. Në përgjithësi jeta ime ka qenë e lidhur pas ëndrrave. Kjo nuk më ka lënë që ta njohë realitetin deri në vulgaritet. Më ka shpëtuar ëndrra. Unë tërë jetën jam marrë me ëndrrat, me dashuritë dhe lulëzimet e mia. Vajza ime më thotë gjithnjë. Mami ty të ka shpëtuar ëndrra që ke mbetur kështu. Duhet të falenderosh zotin dhe natyrën tënde për këtë”.
Ju kanë paragjykuar njerëzit? -Njerëzit më kanë paragjykuar. Por nuk ka arritur deri tek unë kjo gjë. Nuk ka arritur të më godasë. Nëse jam paragjykuar nga njerëzit ka qenë sepse unë kam patur një dashuri në jetën time. Pa bërë deklaratë të dokumenteve unë ecja përdore me djalin që doja, dhe kjo sillte paragjykim. Unë nuk isha natyrë që të fshihesha pas shkurreve për të përjetuar atë çast lumturie që ishte e drejta ime. Atëherë ishte e rëndë. Ishe e vëzhguar.
“Kur mendoj se e keqja nuk ka fund, them se jam mirë. Por asnjëherë nuk ndjehem e kënaqur, e arritur. Unë jam akoma në kërkim, në hulumtim dhe e dua shumë jetën”.
Një jetë shumë elitare dhe pak trasgresive? -Unë gjithnjë i kam njohur njerëzit. Gjithnjë me shikim të parë, dhe mund ti bëja grafinë e tipit dhe të shpirtit. Gabimi është se dhe pse e shikon diçka në pasqyrë kërkon përsëri të futesh ta njohësh. Është çështje natyre. Sepse kur ke perceptimin e parë nuk mund të futesh brenda atij njeriu, por të tërhiqesh sepse vjen një kohë që sa më shumë pasqyra të afrohet, do të ndjesh shpejt përplasjen dhe copëzimin e saj në fytyrë.
Jeta juaj aktualisht? -Për momentin jam vetëm. Fëmijët nuk i kam këtu. Janë të dy me studime; Elia në Paeis dhe Amosi në Rumani.
Bukuria nuk ka qenë privilegj për mua “Në rininë time kam qenë shumë e bukur, por nuk kam vuajtur kurrë nga kompleksi i madhështisë për këtë dhuratë perëndish. Procesi im nuk ka patur të bëjë me përkujdesjen ndaj kësaj bukurie, për të qëndruar gjithnjë në qendër të vëmendjes. Qëllimi i jetës sime ka qenë dimensioni i brendshëm. Për mua njeriu qëndron tek bukuria kur nuk ka gjë brenda vetes. Për mua si Yllka, bukuria nuk ka qenë privilegj. Madje në rininë time e kam ndjerë shpesh si fatkeqësi, sepse ishte pamje natyrale dhe më vendoste pa dashur në qendër të vëmendjes. Njerëzit dilnin në dritare dhe më kundronin tek ecja në rrugë. Për një njeri si unë, kjo ishte një gjemb që shkaktonte dhimbje”.
Pra, dy dashuritë tuaja më të mëdha janë të qenit nënë dhe artiste. Si bashkëjetojnë ato? -Pjesa e nënës është investimi më i madh. Kur vjen puna për profesionin që ka qenë një shtyllë e madhe për mua dhe fëmijët nuk di kë të vlerësosh më shumë. Sipas momentit, herë ulet njëra e ngrihet tjetra. Besoj se të dyja kanë rëndësi të madhe në jetën time. Ka qenë një profesion i vështirë dhe një punë shumë e madhe me fëmijët. Mbaroja shfaqjen dhe flisja tre orë me fëmijët. Nuk lodhesha por e kisha kënaqësi. Kisha gjithnjë mendimin se nga gjithë ai vërshim energjie do mbetej diçka.
Me këtë kërkonit thonit se donit të kompesonit dhe palën tjetër që mungonte? -Jeta private nuk është detyrë. Ndërsa të qenit nënë është një detyrë e madhërishme sepse ti i ke sjellë fëmijët në këtë botë. Nuk besoj se kanë ndjerë mungesa. Unë fëmijët i kam patur miq. Unë nuk i kam folur kurrë me gjysma fjalësh, por me gjuhën e pasur shqipe. I kam dhuruar kaq shumë dashuri sa ato i duan të gjithë njerëzit. Unë kam arritur që fëmijët të jenë të dashur, të jenë pa paragjykime.
Nuk ju frikëson kjo? -Unë nuk kisha nevojë tu tregoja atyre anën e errët, sepse ajo ekzistonte. Unë kisha pikësynim atë anë që
Kujtimet e mia nga fqinjët
“Kisha ca fqinj që banonin në pallatin tim dhe që kishin punuar për një kohë të gjatë në Francë. Ata sollën permanentin për herë të parë në Shqipëri. Kishim miqësi, dhe një ditë që shkoj në shtëpinë e tyre, shoh burrin e fqinjës sime me këmishë nate. Unë isha e vogël atëherë, dhe nuk e kisha parë herë tjetër këtë gjë. E dija, që për gratë ishte diçka normale, ndërsa për burrat, jo. Një ditë vendosa ta pyesja fqinjën dhe ajo më tha: Po, xhaxhi Illi fle me këmishë dhe pa të mbathura? Kështu bëhet më i rregullt qarkullimi i gjakut – më tha. Ky fakt nuk më trembi, po më çuditi. Ata punonin në hotel “Dajti”. Në permanentin e tyre kam parë një kombinat dhe jam befasuar me erërat, aromat e manikyrëve, të shampove dhe pata impresionin se isha në tjetërkund. Ishin njolla të një bote tjetër që më perceptoheshin nëpërmjet aromave të forta. Dhe kam lëshuar një Ah..h të fortë. Pikërisht në atë moment fantazia ime nisi të merrte udhë dhe unë të imagjinoja gra me flokë të rregulluara, gishta që shkëlqenin nën ngjyrat entuziaste të manikyrëve, dhe parfumi që lëshonte atë strashikun e elegancës joshëse femërore. Ajo grua ka sjellë një imazh të ri në familjen tonë. Ajo familje ishte një fill ndërlidhës me preferencën time frankofone të mëvonshme”.
është me porcione të vogla në jetë. Jeta është shumë komplekse dhe njerëzit duke menduar se kushedi se çfarë do arrijnë, bëhen të vegjël, egoistë, interesaxhinj të momentit. Harrojnë se ajo që mbetet është vetëm dashuria. Fëmijët e mi, porcionin e lëndimit e kishin prezent se shihnin realitetin tim, ndaj i dhashë atyre dashurinë, që në realitet është e paktë. Unë me jetën time për ta kam qenë një mësim pa fjalë.
Për kushtet shqiptare a mendoni se është problematikë liberalizmi i femrës. - Sa më lart të ngjitesh aq më shumë e dëshiron lartësinë dhe duhet të presësh që dhe rënia të të vrasë keq. Vetëm atëherë e kupton që hiçi është realizimi më absolut i njeriut. Ato femra që lindin të mbyllura nuk njohin veten, dhe ato nuk kanë eksploruar asgjë tek vetja. Ato lindin dhe vdesin të mbyllura pa njohur procesin që lind, zhvillohet dhe njeh, njeh, njeh... Varet dhe ç’kupton me njohje. Nëse ti thua: Nuk e dua një shtëpi në Paris, nuk e dua në Las Vegas por dua një shtëpi modeste në fshat, për mua ke arritur tek ajo gjëja lartësore. Pastaj njerëz të ndryshëm kërkojnë gjëra të ndryshme. Unë prej disa vitesh kërkoj këtë shtëpi. Në pallat më duket sikur komshiu më hyn poshtë derës. Të kesh një hapësirë vetjake ku ti je me veten, ku dëgjon muzikën që dëshiron, mbjell atë lule që do, për mua është kurba e lartësisë.
Oh zot! Në fshatrat shqiptare ka probleme dritash… -Se kam problem. Ka qirinj (qesh).
“Në kohën kur shqiptarët kanë jetuar mbylljen unë kam qenë shumë e hapur, siç jam dhe sot. E hapur, por jo e zhveshur. Unë nuk jam nudo asnjëherë. Mendimi im është i veshur gjithnjë me petka…”
Ruaj respekt për ish-bashkëshortin tim
I keni inat burrat? -Jo, nuk i kam inat. Më vjen keq për ta, sepse i shohin gjërat nga jashtë dhe në përgjithësi nuk kërkojnë një gjë “si prej vërteti”, por kërkojnë një gjë “për të vrarë kohën” dhe Koha Vritet. Ose ndonjëherë të shohin siç duan ata. Ka vulgaritet, dhe ndonjëherë kjo duket si ujë i ndenjur që ka zënë mushkonja.
A mendoni se shqiptarët janë ndryshe nga të huajt? -Them që po. Në aspektin e marrëdhënieve. Ato kanë një etikë tjetër dhe një kujdes tjetër. Femra për të huajt është një dhuratë kurse për shqiptarët është mjet. Në Shqipëri nuk e duan femrën për ta njohur, e duan për ta përdorur sipas mënyrës ballkanike. Më vjen ndër mend një detaj: Drekonim një ditë me dramaturgun Jeanne Cardelier dhe me burrin e saj, me të cilën na u puqën goxha urat. Unë nuk e flas shumë korrekt frëngjishten sepse e kam mësuar në mënyrë aut o d i d a k t e . Vajza ime u s h q e t ë s u a n g a frëngjishtja ime në atë drekë dhe nisi të më vinte në dukje gabimet. I shoqi ndërhyri dhe tha: Lëre se kjo e flet shumë b u k u r f r ë n g j i s h t - en. Po të ishte një shqiptar nuk do sillej në këtë mënyrë. Ai të linte të kënaqeshe dhe të shijoje gabimin. Kjo është etika. Burri i huaj nuk të lë asnjë çast të n d j e h e s h keq. Femra nga natyra është shumë komplekse. Ajo nganjëherë nuk e di se çdo. Ikën nga diçka e mirë për të shkuar tek diçka tjetër pa e përcaktuar se çfarë dreqin do(qesh).
Po meshkujt mendoni janë ndryshe nga femrat në këtë pikë? por nuk e shpërfaq. Të huajt një gruaje të shëmtuar i thonë: Oh zot sa e bukur je! Dhe kjo për ta bërë të ndjehet mirë. Sepse nëse ajo ka një vlerë dhe ti ja vë në dukje, pra i thua “që ty të ka bekuar perëndia që të ka dhënë këtë vlerë” dhe në këtë mënyrë tek femra të gjitha yjet nisin të shkëlqejnë. Kështu ti fillon të gjesh rrugën tënde të realizimit...
A jeni natyrë e lidhur me shtëpinë, punët, gatimin, pastërtinë...? -Nuk jam shumë shtëpiake por rri shumë në shtëpi. Kur futem aty më duket sikur i çliroj të gjitha copëzat që më janë ngjitur gjatë ditës dhe me heqjen e palltos del Yllka e vërtetë. Në shtëpi ndjehem rehat. Mund të rri gjithë ditën brenda në shtrat dhe askush nuk më shqetëson për këtë. Jam rehat me veten dhe nuk më shqetëson një plaçkë e hedhur mbi karrige apo një fije pluhuri. Jam rrëmujaxhije dhe më pëlqen ky fakt. Sigurisht pa u ekzagjeruar.
Një burri, sikur nuk i shkon shumë për shtat... -Nuk e kam përjetuar këtë gjë sepse dhe bashkëshorti që kam patur nuk më ka rënë në qafë për këtë gjë.
Pse u larguat nga njëri tjetri? -Ishte çështje natyre.
C’mendim keni sot për të? -Unë kam ndarë dhjetë vjet të jetës me të dhe ka qenë një periudhë që kanë ardhur në jetë dy fëmijët e mi. Ndaj tij ndjej respekt dhe preferoj të mos flas shumë për atë kohë. Tani kanë kaluar vite dhe nëse më parë kam patur shqetësime, unë kam një dhuratë të madhe nga Zoti: harroj shumë. Tani ruaj gjërat më pozitive.
A është e lehtë të jesh kështu? -Në fillim më ka ardhur si dhimbje, sepse të jesh një njeri kështu nuk është dhe aq e k o l l a - jshme. Më pas e kam p r a n u a r . Në fillim ka qenë shtyrje nga pala tjetër, por më ka bërë mirë se më ka ndihmuar të eci vetë. Më ka ndihmuar të ambientohem me hapësirën time dhe më pas ta dua këtë h a p ë s i r ë . Në fillim lulen nuk e shihja siç e shoh tani, a r o m ë n , barin nuk e ndjeja siç e ndjej tani, dy zogj që ç u k a s i n pranë njëri tjetrit nuk i dashuroja siç i d a s h u r o j tani. I kam d a s h u r gjithnjë, por nuk kisha vëmendjen që kam tani.
Mos jeni në kërkim të dashurisë? -Unë nuk e kërkoj. Nëse perëndia më ka rezervuar ndonjë gjë le të ma sjellë. Nëse jo, le të më lërë këtu ku jam sepse nuk ndjehem keq. Nuk e vuaj këtë gjë. Po ta vuaja do e kërkoja. Unë jam e rrethuar nga dashuria. Kam fëmijët. Kam një adrenalinë krejt tjetër në lidhje me to. Vajza më pyet në telefon:”Si je?” Sepse mund të kem qenë e trishtuar ca kohë, dhe unë i them:”Jam mirë.” Dhe ajo thotë: “Në Paris nuk bie më shi”. Ose fakti që të thotë “Dua të bëhem dikush dhe për ty”. Kjo do të thotë që investimi nuk ka shkuar kot. Ju e dini, format e dashurisë janë të ndryshme.
Keni ëndërruar ndonjëherë për Hollivudin? -Jo. Skena kudo që ndodhet është e njëjta. Ajo brenda teje është një tempull dhe aty realizohet një pjesë e jetës tënde nuk ka rëndësi gjeografia e vendodhjes së saj, këtu apo atje. Është dhe kjo një dimension karakterial i imi, që unë nuk e kam kërkuar kurrë famën. |
|
|
|