TE FSHEHTAT E DY FEMIJVE ARBNORI “Testamenti” në sirtarin e kyçur për djalin, do të hapet pas pese vitesh” Artemida Collaku
E Lufta për t’u bërë njeri” është “testamenti” i familjes Arbnori. Në fakt nuk është një testament, por një sirtar i mbushur me dorëshkrime e të lëna nga i ndjeri Pjetër Arbnori për djalin e tij. Këtë fakt e Gjustinës dhe Filipit, u shfaqet portreti i babit që i deshi aq shumë. Por Filipi nuk ka ndër mend të bëjë “burrin e shtëpisë”.
Gjustina dhe Filipi janë dy fëmijët e të ndjerit Pjetër Arbnori; vajza e cila mbush 15 vjeçe në 22 tetor, është në vit të dytë në gjimnazin “Ismail Qemali”, ndërsa djali është në klasën e 7-të dhe studion në shkollën “Ylber”. Shkëlqimi në sytë e tyre dhe vështrimi adhurues që lëshojnë drejt nënës së tyre Suzana, me të cilën kanë marrëdhënie shumë të ngrohta jo vetëm si nënë por edhe si shoqe, të bën shumë përshtypje. Largimi i babait nga kjo jetë ka lënë gjurmët tek dy fëmijët, por i ka bërë më të fortë dhe më të lidhur me nënën.
Flasin qetë, me zë të ulët dhe rrezatojnë një komunikim shumë të ngrohtë mes tyre. Për ta studimi është shumë i rëndësishëm, gjë e mësuar nga babai e nëna e tyre
STUDIMI
Gjustina dhe Filipi kanë krijuar tashmë rregullat e tyre për kalimin e kohës dhe vendin që mësimet duhet të zënë në atë kohë. Nëna e tyre na tregon se ndihet shumë mirë që asnjëherë nuk i është dashur që t’i nxisë apo t’u kujtojë orarin në të cilin ata duhet të studiojnë.
“E vetmja gjë për të cilën kujdesem, është momenti kur më kërkohet ndihmë prej tyre. Ata tashmë janë të rritur dhe kuptojnë rëndësinë që ka për ta studimi”, - na thotë nëna e tyre, Suzana. Gjustina është shumë e dhënë pas lëndëve ekzakte, dhe me buzëqeshje na thotë se do të ishte shumë më e lumtur nëse të gjitha lëndët në shkollë do të ishin matematikë, “por edhe kështu si janë, më pëlqejnë”.
Ndërsa Filipi ka shumë dëshirë që të bëhet mjek, pasi na shpjegon se “je më shumë afër me njerëzit e mund t’i ndihmosh ata në momentet më të vështira dhe t’i bësh të ndihen mirë”. Kur i pyet nëse kanë dëshirë të studiojnë jashtë vendit apo në Shqipëri, sytë e dy vogëlushëve drejtohen nga nëna e tyre, dhe gati në një gojë shprehen se “nëse mami vjen me ne, atëherë kemi dëshirë, por atë nuk do ta lëmë asnjëherë vetëm këtu”. Malli për babain e larguar shihet tek të dy; nëna na thotë nën zë se djali çdo natë para se të fl ejë, hap dollapin ku qëndrojnë rrobat e të ndjerit, babait të tyre dhe thotë “mmm, era babush”
SIRTARI
“Lufta për t’u bërë njeri” është “testamenti” që babai Pjetër Arbnori i ka lënë djalit të tij 13-vjeçar, Filipit, i cili duhet të presë edhe pesë apo gjashtë vite të tjera për t’u njohur me “testamentin” e babait. Në fakt nuk bëhet fjalë për një dokument, por një sirtar të madh të kyçur, çelësin e të cilit Filipi do të duhet ta marrë vetëm pasi të ketë mbushur moshën 18-vjeçare. “Në të ka dorëshkrime”, - na thotë bashkëshortja e të ndjerit Arbnori, duke shtuar se nuk e ka hapur ende për ta parë. “Pjerini më ka thënë se ai është sirtari i djalit, çelësin e të cilit do t’ia japësh vetëm pasi të mbushë moshën 18 vjeç. Pjerini mendonte se vetëm në atë moshë, djali do të arrijë të kuptojë gjithçka shkruhet në ato letra”, - na tregon Suzana
KUOTA
Ndryshe nga fëmijët e politikanëve të tjerë, Gjustina dhe Filipi kanë një kuotë ditore shumë herë më të vogël. Filipi merr çdo ditë 20 lekë, ndërsa vajza Gjustina 100 lekë.
“Kjo është kuota që vetë Pjerini i ka vendosur për ta pasur djali deri sa të mbarojë klasën e 8-të, e vajza deri sa të kryejë gjimnazin”, - shprehet Suzana, duke shtuar se e ka kundërshtuar në fi llim këtë vendim të bashkëshortit të saj, por ky i fundit ka menduar se “fëmijët nuk duhet të kenë shumë lekë nëpër duar, pasi nuk do të dinë të vlerësojnë gjërat e rëndësishme në jetë”. Por, ajo që të bën më shumë përshtypje, është fakti që fëmijët janë të kënaqur me këtë gjë. Djali asnjëherë nuk sillet si burri i shtëpisë, dhe gjithçka diskutohet mes atyre të treve. 
VDEKJA E BABAIT
Lajmi i kobshëm për largimin nga kjo jetë të babait të tyre, fëmijëve u është dhënë nga daja. Ndërsa vajza Gjustina ka reaguar ashtu si çdo fëmijë do të reagonte në momente të tilla, djali është përmbajtur, duke mbajtur brenda vetes gjithë atë vuajtje. E DIELA Dita e diel është më e bukura për të dy fëmijët, Gjustina dhe Filipi. Ata shkojnë çdo të diel në Kishën e Shën Palit, gjë e cila u pëlqen shumë ta bëjnë, pasi ndihen shumë mirë. Të dy fëmijët janë të pagëzuar nga At Zef Pëllumbi. BURGU I ndjeri Pjetër Arbnori nuk ka dashur asnjëherë që t’u fl asë fëmijëve të tij për vitet e burgut. Për të ishte ende herët që të mësonin për ato vuajtje, “pasi një gjë e tillë do t’i bëjë të urrejnë njerëzit që e futën në burg, e ndërsa kur të rriten kanë për ta kuptuar se faji ishte i tjetërkujt”. |