Home arrow Letėrsi arrow Poezi arrow Poezi nga Raimonda Moisiu...kliko ketu...
Poezi nga Raimonda Moisiu...kliko ketu...
Image Pasqyra-
poezi
nga Raimonda Moisiu



Qendroj para pasqyres kete mengjes
Qielli eshte I trishtuar qenga dritarja
Qenga pasqyra
Qenga fytyra ime me rrudha

Vetem dicka zbardh
Ka nje zbardhesire kocke dhe eshte
Bardhana e thinjave te mia

Thith nje cigare sikur
Thith hirin e djegur te
Dashurive te mia qe iken,
ja
Si ky tym qe shkon I pashpirt lart

Sa kam dashuruar une kesaj jete
Kam falur dashuri ngado
I falte shpirt im I dhimbshur I embelsuar nga
Lulet dhe perkedhelite e femijerise sime

Po pse me kane mashtruar kaq here?
Si nuk kane pasur meshire per pastertine e
Shpirtit tim ?

Oh, sa puthje kam dhuruar une gjate kesaj jete
Une, plaka, me
Thinja dhe rrudha qe kane pushtuar ngado
Feminitetin tim dhe
Pasionin per te
Kundruar fytyren time me ore te tera
Para kesaj pasqyre.

Sa te kam dashur, moj pasqyre, dikur!
Por tani
Une nuk te dua me
Sic te kam dashur atehere!

Kur bie bore
Nuk dal me te luaj me topa bore dhe
Te dhuroj dashuri te bardha si ato ,
Bora
Tani me ngjan,
Me bardhanen e thinjave te mia!

A me kujton se sa e bukur kam qene, moj pasqyre?
E kujton se si veshtroja ngado me dhimbje?
Po perse me kane bere kaq keq njerezit qe u dhuroja puthje
Puthje me dore, me sy, me fjale, me buze?

Po, perse I kane vrare puthjet e mia , moj pasqyre?
Po kush vret , a nuk eshte vrases?
Une e di se keta vrases
Ne naten e fundit te varrit
Kane per te kujtuar pushkatimin e pafajesise sime
Kane per te kafshuar buzet
Dhe mua
Ende me vejn keq
Per keta vrases te puthjeve te mia.

Pse nxjerrin njerezit fjale lendonjese
Pse nuk nxjerrin me fjale te bukura?

Pse urrejne
Ne vend qe te sherndajne dashuri???

Dielli lart vetem ngrohtesire dhuron
Dhe
Edhe nje beduin
I perveluar per nje pike uje mes shkretetires
Edhe nese eshte duke vdekur nga etja
Nuk mundet dot
Te nxjerre nga goja
As edhe nje grimce urrejtje
Per dielllin


Hartford ,Ct USA,Nendor 2007

This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.