Home arrow Kulture arrow Cdo gje ne Albdreams arrow Me webmaster te www.mirdita.net...kliko ketu...
Me webmaster te www.mirdita.net...kliko ketu...
Image Interviste me veprimtarin e dalluar te komunitet shqiptar ne mergim, Tonin Ndoja

Mentor Selimi -Canada


Të kërkosh në google fjalën “Mirdita” me të cilën quhet një trevë e spikatur në Shqipërinë e epërme, pa dyshim se pikësëpari të shfaqet në ekranin e kompiuerit emri Tonin Ndoja. Në fakt lidhjen me këtë emër e bën fjalia e cila gjëndet lehtësisht në motorrin më të fuqishëm të kërkimit në Online, “mirdita.net, portali më i madh i Mirditës në Online”. Dhe po të shfletosh në faqet e shumta të këtij portali, mëson jo pak për historinë e kësaj treve e cila në shekuj kurr nuk ju përkul pushtuesve të huaj madje as atij të orientit i cili shkeli jo më pak se 500 vite. Mirdita.net ka mundur që të mbledhe në sofrën e saj ajkën e intelektualitetit mirditas të cilët me gjurmimet dhe studimet e tyre, kanë sjellë përpara opinionit faqe të ndritura të historisë së Mirditës, të cilat për shumë arsye i ishin mbajtur të fshehta opinionit. Por nëse gërmon më tej në aktivitetin e Tonin Ndojës, mëson se ai tashmë ka ngritur një bisnez të suksesshëm në njërën prej lagjeve më të pasura të Torontos. Lokali i Pizerisë gjëndet në Oakville, dhe pa dyshim që konkuron denjësisht lokalet më të mira në këtë zonë turistike të kryeqytetit të Kandasë. Por kontakti më i drejt për drejtë me Ndojën mund të vendoset edhe në Klubin e gazetarëve. Këtu ai herë pas here shfaqet me plot dinjitet me shkrime dhe ide, jo vetëm për Mirditën, por në përgjithësi për çështje të ndryshme që sot shqetësojnë botën e trazuar shqiptare, pa dallim kufijsh gjeografikë.

Që në kontaktin e parë të drejt përdrejtë me Tonin Ndoja vura re një dashuri të veçantë për Mirditën në veçanti por edhe për të gjitha trevat shqiptare. Teksa flet për çështjen kombëtare, për të komenti i gjatë është i tepërt. Kosova është e lirë dhe pavarësia de-fakto është çështje kohe. Kjo sepse pa dyshim që sipas tij, jeta jonë do të ishte krejt pa kuptim pa një pavarësi të plotë të Kosovës. Vetëm pas kësaj ne shqiptarët do të marrim frymë lirisht, në Europën tonë, pjesë të cilës jemi, pasi këtë e ka koindicionuar historia.

Z. Ndoja, ju vini nga Mirdita, pikësëpari ç’farë kujtimesh keni nga fëmijëria juaj?

Natyrisht fëmijëria jonë ishte shumë më e ndryshme se fëmijëria e sotme. Kjo jo vetëm për faktin se kohët gjithnjë janë në ndryshim, por edhe se fëmijëria jonë u konsumua në një regjim i cili përgjithësisht përcillte varfëri dhe skamje. Por sido, fëmijëria është fëmijëri dhe për cilindo ka edhe kujtime të bukura dhe të pa harrueshme.

Kur dhe ku keni lindur?
Unë kam lindur ne Janar të 1964, në fshatin e quajtuar Kodër Rrëshen. Ku kjo lagje kufizohet me qytetin e Rrëshenit, i cili prej vitit 1949 dhe deri më sot është qëndra administrative për gjithë Mirditën.

Nëse ju kujtohet cila ka qënë porosia më e shpeshtë e prindërve?

Në fakt këtë nuk do ta harroj kurrë. Porosia ka qënë e thjeshtë. Ajo përkufizohej në një shprehje të vetme: Të hidhja hapat e mendur, dhe mos ti bëja keq njeriu.

A keni gabuar ne jetë?

Nuk jam njeri i pagabueshëm, rëndësi ka të mos i përsëritësh te njejtat gabime dhe te mos mbetesh peng i gabimeve, por të shikosh përpara.

A jeni pendur per gabimet?

As edhe nji here, nuk pendohem per një gjë që edhe po të mundohesh nuk e zhbën dot.

A jeni tip që mbani inate?

Që të jem i sinqertë për momentin jam inatçar, po nuk mbaj inate. Po të më cënosh apo te me idhnosh me ngelet qefi, po nuk mbaj inate kurrë.

Cilin person nuk mundeni ta durosh?

Nuk duroj dot njerzit me dy ftyra, të cilët nga njëra anë të mbajnë për shok e mik, apo dashamirë dhe nga ana tjeter vjellin vrer, nëpër kafene. Kam pas edhe nga këto raste.

Po në këto raste, cili eshte reagimi juaj?

Sigurisht qe nuk me vjen mire, po e shikoj se nuk kam asgjë të përbashkët me keto lloj njerzish, të cilët përgjithësisht mundohem ti mbaj sa më larg vehtes pasi nuk na bashkon as gjë, as karakteri dhe as kultura, vetem them sa keq që nuk i njoha me parë.

Ju tani merreni me biznes dhe drejtoni Oregano Pizza Dolce e café. Cilat janë objektivat qe ju keni?

Jam i kenaqur ne ketë biznes, pasi mbi te gjitha me pëlqen edhe të gatuaj, pasi kam punuar per disa vite ne guzhinën Italiane këtu në Toronto, duke bërë Pizza dhe të gjitha antipastat, dhe pastat. Vendosa te hap këtë restorant pizzeri, ku futa edhe kafen. Objektivat e mija janë ato që të kem një rendiment ne punë, pra te mos rend për të punuar për te tjerët.

Ju jeni katolik. A besoni ne fene?

Une besoj ne Zotin dhe jo ne nji fe apo tjeter. Besimi më i mirë ështe ti mos besh keq kujt. E habitshmë është se ka shumë njerëz që shkojnë në Kishë, por nuk e dinë se ç’far ështe kisha, vrapojne te festojne festat fetare pa e ditur as edhe datën se kur janë ato. Ka nga ata që shkojnë në Kishë dhe harrojne se janë në Kishë, shkojnë në kishë dhe nuk dine te bëjn as kryq. Po zoti është i madh, dhe në Kishe ka bërë vend për të gjith, dhe Zoti gjithmon fal. Pra me këtë dua te them se nuk jam eforik, unë fene e respektoj cila do qoftë ajo. Po kurrë nuk e shfrytëzoj besimin fetar për problemet e mija personale. Eshte nji numër i madh nga komunitetit Shqiptar në Toronto apo Ontario, por ato nuk janë te organizuar ashtu siç duhet. Dhe një radio qe kishim mire e keq sot nuk e kemi më. Sipas jush ku janë intelektualët shqiptarë e ketu e kam fjalen edhe për ata mirditas. Si mendoni, pse ndodh kjo?

Eshtë për të ardhur keq pasi në ndryshim me neve shqiptarët, komunitetet e tjera janë shumë më të organizuar. Ne vuajme nga ambicia personale, gjithsecili don të dalë i parë, por edhe indiferentizmi është shumë prezent.

Ç’farë dëshiron nga fëmijet tuaj?

Une kam dy djem Silvio dhe Luigji, unë do mundohem tu krijoj atyre te gjitha kushtet sëpari për shkollim. Të tjerat vijnë vetë më pas. Sot djali i madh vazhdon klasen e 10 dhe me rezultate shumë të mira. Punon në Piano rregullisht dhe te shikojme, une deshiroj te jetojne te lumtur.

Me ç’farë sporti merresh?

Tani nuk merrem me sport, kam luajtur Shah dhe kam arritur te konfirmoj veten ne nivele te kënaqshme duke fituar edhe nji trofe në Toronto, po tani nuk merrem më për arsye kohe. Megjithatë një mik i imi më thotë se ti nuk merresh më jo për efekt kohe, po nuk ke qejf te humbësh dhe e ke lënë veten me atë fitore….

Z.. Tonin Ndoja lokali juaj ështe i mjaftushem deri ne 50-60 vende, ku tani keni ne dispozicion edhe ballkonin, sa frekuentohet nga shqiptarët?

Kjo zonë nuk ka shumë shqiptarë pasi ështe zonë shumë e pasur, pasi shtëpitë këtu shkojne deri në 2 milion. Po në pergjithsi kanë ardhur shumë shokë ku kemi bërë edhe festa te vogla. Por kryesisht ky lokal është i frekuentuar nga kanadezet dhe Italianet. Faliminderit Z. Ndoja dhe ju uroj suksese te metejshme si në biznes ashtu edhe në aktivitetet tuaj kulturore.

Inrvistoi Mentor Selimi
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.