|
|
|
Zerina Kuke...kliko ketu... |
|
U DASHUROVA ME PALIN ME SHIKIM TE PARE ARLINDA CANAJ -Bashkëjetesa e artistëve është normale. Ka përballje të vështira por ka ngjarje dhe përjetime shumë të bukura. Unë isha 20 vjeç dhe Pali ka qenë 25 vjeç. Ka qenë një periudhë e bukur shumë.
Jeni kthyer përsëri me Ethet. Një punë që e bëni me pasion?
-Patjetër që po. Përgjithësisht jam e apasionuar pas punës që bëj. “Ethet” janë një kontribut për të sjellë të rinj të talentuar në ekran, në mënyrë që muzika të bëhet nga profesionistët. Mendoj se ndër vite kemi furnizuar me zëra shumë të arrirë festivalet dhe kompeticionet kombëtare në fushën e muzikës dhe kjo është një arritje.
Ndërkohë vazhdoni të jeni e lidhur shpirtërisht me ekranin e madh? A do të ketë rikthim në një emision krejtësisht tuajin?
-Unë kam patur disa projekte të rëndësishme dhe jetën e mendoj gjithnjë të lidhur ngushtë me televizionin. Por tashmë jam shumë selektive për sa i përket përfaqsimit tim në ekran, kualitetit dhe kushteve që duhet të më ofrojnë. Unë nuk jam më vajzë e re për të nisur karrierën dhe për të vrapuar pas lajmit. Kam nevojë për një komoditet të caktuar. Kam patur disa projekte, disa oferta që u jam larguar momentin e fundit. Ndoshta dhe për shkak të impenjimit në punët administrative, nga të cilat nuk jam ndarë kurrë.
Po ta kundrosh jetën tuaj deri më sot, duket si një përallë. Një vajzë e bukur, e përzgjedhur për t’u marrë me televizion, më pas lidhja juaj me regjizorin Pali Kuke, një dashuri me një jetëgjatësi të adhurueshme. Një çift vipash, mirëqënie dhe shumë shkëlqim. Ka qenë vërtet kaq e bukur?
-Jeta asnjëherë nuk mund të jetë një përrallë. Dhe ata që mendohen se janë pa probleme, nuk besoj se e kanë jetën pa andralla dhe gjërat i zgjidhen me një të kërcitur të gishtit. Përalla është një ëndërr e njeriut, e realizuar mes personazheve negativë dhe atyre pozitivë ku mbisundon happy-endi. Ndërkohë që jeta është komplekse. E imja ka qenë një jetë normale; e mbushur me sfidat e jetës, që ka përballuar marrëdhënien që egziston mes dy bashkëshortëve për të shkuar gjatë, që ka patur një lloj parimi të caktuar që mes nesh ka funksionuar si një shkrirje e dy natyrave të ndryshme njerëzore. Ne kemi kompesuar njëritjetrin. Por në jetë jemi përpjekur pa fund, kemi punuar pa fund, i kemi rritur fëmijët me shumë dashuri, por dhe me shumë sakrificë.
Ju ka ndihmuar bashkëshorti për të ecur në karrierë?
-Unë e kam nisur televizionin para Palit. Përgjithësisht kemi patur rrugë të ndryshme në karrierë. Unë me fjalën dhe ai me imazhin. Në këtë jetën tonë kaq të gjatë bashkëpunime kemi patur shumë pak, ndoshta disa dokumentarë, ku kemi patur goxha mosmarrëveshje. Mendoj se secili prej nesh e ka bërë karrierën vetë. Nuk më ka ndihmuar kurrë bashkëshorti për të ecur përpara edhe pse ai ka qenë një kritik i ashpër që më ka dhënë një kontribut të vlefshëm. Dhe duke qenë profesionist mendoj se është kritiku më pa hile.
E gjykoni si të pëlqyeshme atë që keni arritur deri më sot….
-Po të nisesha nga dëshirat dhe planet e mia, mund të them se kanë qenë më shumë se kaq ambicjet e mia. Në jetë ka momente të caktuara që ta ndalin hovin qoftë të karrierës ose të Do doja që ti kisha bërë. Ndonjëherë them:A kam fuqi ti realizoj tani? Në këtë moshë edhe mundem dhe s’mundem. Nëse sot më kap ndonjëherë ankthi, më kap pikërisht për planet që nuk i kam realizuar dot.
Dhe çfarë kanë qenë këto projekte të parealizuara?
po me sa duket nëse do të bësh disa gjëra në jetë në disa duhet të sakrifikosh dhe në disa duhet të fitosh. Jo gjithmonë mund të realizohesh në perfeksion.
Kjo sakrificë ka qenë diçka natyrale apo e imponuar?
-Ka qenë natyrale.
Çdo përgjithësisht sakrifikojnë më shumë se bashkëshorti për hir të familjes. Nuk e keni ndjerë këtë lloj teprie në lidhje me partnerin?
-Jo, nuk më ka penguar kurrë bashkëshorti. Mendoj se nëna dhe gruaja ka rolin e vet dhe bashkëshorti dhe burri rolin e vet të përcaktuar. Kur bëj analizën e jetës që më ka kaluar shoh disa gjëra që nuk i kam realizuar dot, dhe që do doja ti kisha arritur. Megjithatë do më vinte keq që pas një bilanci të jetës sime të thosha:jam e parealizuar. Edhe pse nuk jam besimtare, mendoj se është gjynah të mendoj kështu për veten. Mendoj se në jetë njeriu duhet të aprovojë atë që është e mirë.
Në rolet e tua si nënë, grua dhe profesioniste kush të ka kërkuar më shumë mund?
-Ka shumë gra që janë në karrierë dhe që janë nëna shumë të mira. Të qënit grua dhe nënë e kam bërë me diçkaje tjetër. Unë kur hedh sytë prapa nuk shoh ato që kam realizuar por ato që nuk i kam realizuar dot. Plotërimi i personit tim, pra i vetes time në raport me njerëzit, në raport me dijen që kam marrë. Mund të kisha bërë më shumë. Mirëgjë në jetë vjen në mënyrë të natyrshme. Unë kam dashur të sakrifikoj sepse më dukej gjëja më e rëndësishme në lidhje me një faktor tjetër.
E megjithatë femrat përgjithësisht sakrifikojnë më shumë se bashkëshorti për hir të familjes. Nuk e keni ndjerë këtë lloj teprie në lidhje me partnerin?
-Jo, nuk më ka penguar kurrë bashkëshorti. Mendoj se nëna dhe gruaja ka rolin e vet dhe bashkëshorti dhe burri rolin e vet të përcaktuar. Kur bëj analizën e jetës që më ka kaluar shoh disa gjëra që nuk i kam realizuar dot, dhe që do doja ti kisha arritur. Megjithatë do më vinte keq që pas një bilanci të jetës sime të thosha:jam e parealizuar. Edhe pse nuk jam besimtare, mendoj se është gjynah të mendoj kështu për veten. Mendoj se në jetë njeriu duhet të aprovojë atë që është e mirë.
Në rolet e tua si nënë, grua dhe profesioniste kush të ka kërkuar më shumë mund?
-Ka shumë gra që janë në karrierë dhe që janë nëna shumë të mira. Të qënit grua dhe nënë e kam bërë me shumë dëshirë, i kam realizuar të gjitha detyrimet e mia familjare dhe duke qenë në një familje të madhe. Por në çështjet e karrierës mund të kisha qenë më shumë agresive. Unë kam qenë natyrë shumë e butë.
Natyrë e butë në ç’aspekt?
-Them se duhet të kisha qenë më egoiste për të bërë më shumë karrierë. Nuk ka qenë vetëm televizioni profesioni im. Unë kam punuar në shtëpi botuese, në organizimin e aktiviteteve të ndryshme, kam qenë në organizma të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka patur një moment që mund të hidhja hapin dhe për tu marrë me politikë. Të gjitha bashkë sjellin një CV të plotë për të ecur më shumë. Mendoj se duhet të kisha arritur shumë më tepër. Jam kritizere për veten time.
Keni patur ftesë dhe për të marrë pjesë në politikë?
-Më kanë ofruar gjithnjë Shoqëria jonë nuk është e emancipuar
Ç’mendim keni për gratë në kohën e sotme?
-Jetojmë në një realitet shumë kompleks. Shqipëria përballet me probleme shumë të thella dhe të rënda. Ndoshta një pjesë e këtij realiteti para 90- ës ka qenë e fshehur dhe nuk deklarohej por tani në këto vite femrat janë përballur me probleme shumë shumë të rënda. Nuk flas për elitën e kryeqytetit po për gratë në përgjithësi. Ato kanë probleme varfërie, probleme të edukimit të fëmijëve, të vajzave të reja të formimit të tyre, janë problemet e prostitucionit, të dhunës në familje, probleme shumë të dukshme. Siç janë kaq të dukshme dhe agresiviteti i vajzave dhe grave për të qenë në karrierë siç është dhe tendenca për tu mbyllur brenda shtëpisë dhe për ti shërbyer vetëm familjes. Janë shumë të ndara gjërat sot.
Kjo tendenca agresive për të bërë karrierë me çdo kusht si ju duket?
-Mendoj se gjithkush si gruaja dhe burri përpiqet të bëjë karrierën e vet. Karriera mund të quhet rezultat i punës. Nëse dikush ka ego dhe arrin rezultate kjo është zotësi. Ka dhe njerëz që e bëjnë karrierën me forma të tjera. Unë personalisht nuk i paragjykoj ato që arrisin nivele të larta në mënyrë profesionale.
Lëvizjet e grave i sheh me sens pozitiv?
-I shoh me sens poziti, por duke futur dhe veten time, mendoj se luftojmë shumë pak për shumë të drejta dhe për të shpëtuar nga këto problematika që ka reth vetes shoqëria shqiptare.
Çfarë duhet bërë më shumë?
-Shoqëria jonë nuk është e mirëepancimuar. Gruaja nuk është e përfaqsuar në të gjitha nivelet. Mendoj se është e p r a n i s h m e shumë mirë në administratë ku gratë janë një pjesë e shëndetshme e saj. Janë shumë të zonjat në banka, mjekësi, në shkencë. Më pëlqejnë shumë gratë e sotme moshës 30-40 vjeçare që dinë se çfarë të kërkojnë nga vetja.
Janë ndryshe nga ju?
-Kanë diçka më tepër se brezi ynë sepse kanë më shumë mundësi për formim, për gjuhë të huaja, për ballafaqimin me botën dhe realitetet e tjera për kompjuterin dhe për realizimin e vetes së tyre. Shoqëria është më e egër, shumë e egër por kur kur gratë janë të zonjat, janë. I shoh me shumë dashamirësi. ftesa për tu marrë me politikë. Kam qenë anëtare e Këshillit bashkiak në vitin 1996-2000, dhe kryetare e komisionit të arsimit, kulturës, marrëdhënieve me jashtë dhe sportin e zgjedhur nga Partia Demokratike. E kam pranuar jo me mendimin për tu marrë mirëfilli me politikën, po për të kontribuar në fushën e artit dhe kulturës e ardhur nga shoqëria civile. Kjo nuk do të thotë se e paragjykoj politikën. .
Sa ka ndryshuar Zerina në kohë?
-Ka ca tipare që ndryshojnë dhe ca që mbesin përjetësisht ashtu. Ajo që nuk ndryshon tek unë është emocioni me të cilin i jetoj gjërat. Pali dhe shoqja ime e ngushtë më thonë se dhe tani në rritjen time në shumë aspekte kam mbetur një fëmijë i përjetshëm. Unë gëzohem në mënyrë shumë të hapur dhe hidhërohem në mënyrë po kaq të hapur. Nuk i fsheh dot emocionet e mia. Ka momente që njerëzit i fshehin emocionet për tu dukur të fortë para të tjerëve. Unë nuk e bëj dot këtë gjë. Kur jam e gëzuar e tregoj menjëherë dhe kur jam e mërzitur nuk e fsheh dot. Mendoj se ky sinqeritet nuk është gjithnjë pozitiv. Ndonjëherë kthehet në një të metë.
Martesa me regjizorin Pali Kuke ka qenë shumë jetëgjatë. Cili është çelësi i kësaj jetëgjatësie?
-Nuk i kam hyrë një analize shumë të thellë. Por mendoj se jemi dy tipa të kundërt që kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kemi krijuar një familje të përbashkët, e kemi mbrojtur të dy bashkë e kemi rritur dhe kemi sakrifikuar shumë. Për gjithë të tjerat jemi të ndryshëm. Besoj se unë kam natyrë tjetër dhe Pali ndryshe nga unë, por të dy kompesojmë njëri tjetrin.
Ka qenë dashuri me shikim të parë?
-Po.
Thonë që bashkëjetesa e artistëve është e vështirë. Për ju si ka qenë?
-Bashkëjetesa e artistëve është normale. Ka përballje të vështira por ka ngjarje dhe përjetime shumë të bukura.
Çfarë kujtoni nga vajzëria juaj. A ka qenë dashuria për Pali Kuken ngjarja më e rëndësishme e jetës?
-Sigurisht që po. Sepse mbi bazën e asaj dashurie u ndërtua gjithë jeta e mëpasme. Unë isha 20 vjeç dhe Pali ka qenë 25 vjeç. Ka qenë një periudhë e bukur shumë. Ne sapo ishim futur në television dhe ai ishte një gjë shumë speciale në atë kohë. Në një sens ne quheshin fatlumë brenda vetes sonë.
Në gjithë këtë jetë të lidhur përjetësisht me televizionin mendoj se momentet më të bukura dhe për ju mbetet ai i të qënit nënë. A mund ti përcjellim dhe pas kaq shumë vitesh…
-Nuk e di arsyen pse kur isha e re kisha dëshirë të kisha djem. Shumë më vonë kam kuptuar që prania e një vajze më ka munguar. Doja djem, ndoshta se i pëlqente shumë Palit.
Ma merr mendja se bashkëshorti e ka festuar në mënyrë të veçantë ardhjen në jetë të fëmijëve tuaj?
-I ka festuar shumë bukur. Kur erdhi në jetë djali i madh Pali xhironte në Berat. Xhiroi gjithë natën dhe erdhi. Dhe djali i dytë ka ardhur në jetë kur ai xhironte me Mevlan Shanaj filmin “Plumba perandorit”. Xhironte në një shesh të madh në Tiranë. Ishte një gjë shumë e bukur sepse kur e pyesnin “si është Zerina?” Ai përgjigjej: “më 17 prill ditën e enjte djali im do vijë në jetë”. Më 17 prill është ditëlindja e tij. Ai vuri bast me Mevlanin. Dhe në fakt e fitoi. Ardhjen e djemve e kemi të lidhur me televizionin dhe filmat. Ndoshta kjo ndikoi dhe në profesionet e djemve të mi.
Ka një lidhje krejt të veçantë mes nënës dhe djemve. Ju e keni ndjerë?
-Lidhjet me djemtë i kam patur deri sa kanë qenë gjimnazistë. Më pas ata u lidhën me të atin sepse kanë të njëjtin profesion. Po të jesh në kontakt me Palin do dish që ai gjithë kohën është në komunikim me djemtë. Është emocionalisht dhe profesionalisht i lidhur me ta. Shkëmbejnë mendime dhe eksperienca. Dhe më vjen shumë mirë për këtë gjë.
E vuajte largimin me djemtë?
-Jo. Sepse kemi kontakt të përhershëm. Kemi një lidhje të jashtëzakonshme.
Ju keni një bashkëshort që ka spikatur gjithnjë. Ka qenë një shtysë dhe për ju?
-Nuk kam ecur përpara për bashkëshortin. E kam bërë gjithnjë për veten time. Nuk kam patur asnjëherë synimin ta kem konkurent ose të përpiqem të jem e vlefshme për të qenë krah tij. Mendoj se secili prej nesh ka krijuar individualitetin e tij në jetë dhe është munduar ti bëjë gjërat në mënyrën e duhur.
Por ju ka ndodhur dhe të punoni bashkë. Kur bashkëpunoni përplaseni në mendime?
-Ai është prapa kameras dhe unë jam para saj me fjalën. Kemi patur goxha përplasje në lidhje me punën. Kjo për faktin se secili ka kokën e vet, secili ka individualitetin e vet. Unë nuk e ndryshoj mendimin tim për atë që mendoj unë se është e drejtë. Sepse shijet janë tjetër gjë. Secili shikon drejtimin e tij. Unë jam me shije më klasike ndërkohë që ai është më modern. Përplasjet i kemi patur gjithnjë, dhe i kemi akoma dhe sot. Im shoq duke patur një personalitet të fortë ka ndikuar dhe tek unë, por unë megjithatë kam ruajtur individualitetin tim.
Brenda shtëpisë është e njëjta situatë?
-Edhe brenda shtëpisë është e njëjta gjë. Por kemi ditur të respektojmë individualitetin e njëri tjetrit... Mendoj se ky është art më vete... |
|
|
|