Home arrow Emigrantet arrow Amerike arrow Ne SHBA festohet Dita e Flamurit...kliko ketu...
Ne SHBA festohet Dita e Flamurit...kliko ketu...
Ambasada shqiptare në Washington përkujton 95 vjetorin e Pavarësisë
Pjeter JAKU


Disi ndryshe nga përkujtimet e festave kombëtare dhe protokollit te viteve të mëparshme, këtë vit, Ambasada Shqiptare në Washington, organizoi një koktei në Hotelin e njohur Willard Inter- Kontinental, ku kishte të ftuar, veç diplomatëve nga vende të ndryshme të botës, edhe shumë shqiptarë nga diaspora në Amerikë. Njihet tashmë roli vendimtar që ka luajtur dhe luan diaspora shqiptare në Amerikë, prej më shumë se një shekulli.

Njihet veprimtaria patriotike e Vatrës, njerës prej organizmave më të rëndësishme shqiptare në Amerikë, e cila ka ardhur deri në ditët e sotme, njihen themeluesit dhe drejtuesit e saj të dikurshëm Noli dhe Konica. Ambasadori fuqiplotë në Amerikë, Aleksander Sallabanda do t’i priste dhe përshëndeste miqtë, siç e do zakoni, në hyrje të sallës. Jo vetëm e folura shqip por, edhe veshja me simbole kombëtare, do te bënte të ndjehëshe ndryshe nga takimet e tjera. Edhe ish ambasadori Amerikan ne Shqiperi, Rajerson mbante një kollare me flamurin shqiptar. Zv/ amabsadori, ndër të parët e levizjes demokratike në Shqipëri, dhe i ngarkuari politik në këtë ambasadë, Kreshnik Çollaku, që po bën një punë shumë të mirë në ringritjen e vlerave patriotike dhe demokratike të shqiptarëve në Amerikë, do të ishte i vëmëndshëm në takimet me miqtë dhe të ftuarit, duke mos lënë pa takuar dhe përshëndetur secilin prej tyre.


Në këtë takim festiv, ishte i pranishëm edhe Zevendës Kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Gazmend Oketa. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Sallabanda, u kujtoi të pranishmëve rëndësinë e të qënit të Mosmvarun të Shqipërisë dhe, aktit patriotik të një cilësie te veçantë, Shpalljes se Pavarësisë dhe njohjes së shtetit shqiptar.

Më pas, Zv/ Kryeminstri, Gazmend Oketa do ta përshëndeste këtë ngjarje, si dhe të fliste shkurt për Shqipërinë e sotme, për problemet e saj si dhe për Kosovën e shqiptarët, që presin të jenë të pavaruar nga gërshëra shekullore e serbo-sllavëve. Gjithashtu, Oketa solli përshëndetjet e përzemerta të kryeministrit Sali Berisha, për Diten e Flamurit dhe shqiptarët në Amerikë.Përfaqësuesi i shtetit Amerikan, Kurt Volker, pershendeti ne emër të qeversië Amerikane.

Te ftuar në këtë eveniment ishin edhe disa shqiptarë nga Detroiti, njëri nga nismëtarët dhe Pishtari i Demokracisë, Alfons Grishaj, botuesi i revistës së përmuajshme “ Kuvendi”, poeti Pjetër Jaku dhe Kolec Ndoja, një nga ish themeluesit e PDSH-se, Flamurtari i demonstratave kundër komunizmit, Dr. Gjon Kelmendi, fotografi dhe dizenjuesi i njohur Paulin Palushi. Gjatë këti koktei, që zgjati me shumë se tre orë e gjysëm, edhe pse ishte planifikuar për dy orë, me shqiptarët nga Detroiti u takuan dhe patën biseda Zëvëndës Kryeministri shqiptar Gazmend Oketa, Ambasadori Sallabanda, ish ambasadorët amerikan në Tiranë William Rajerson dhe Mariza Lino, poetet Kozeta Zyla dhe Merita Bajraktari, skulptori i njohur Kreshnik Xhiku, e njohura Drita Ivanaj etj etj… Ish amabasadori Rajerson dhe, sidomos Mariza Lino, do të revokonin ato kohe te vështira te levizjes demokratike shqiptare dhe, veçanërisht te stabilitetit te institucioneve, pas rënies së piramidave. Mariza Lino kujtonte saktësisht edhe falnderimin që i kishte bërë Alfonsit, në emër të Qeverisë Amerikane, për ndikimin që ai pati në qetësimin e gjendjes së tensionuar në veri e, sidomos në Shkodër. Rajerson, do të kujtonte me shumë respekt, të ndjerin Pjetër Arbnori, gjatë bisedës që pati me ne dhe, ditët e vështira të fillimit te demokracisë në Shqipëri. Mbas takimit, zoterinjtë Grishaj, Jaku, Gruda, Kelmendi, Ndoja dhe Palushi patën rastin të rrine, për afro dy orë në shoqerinë e Oketës, Çollakut dhe sekretarit politik te ambasadës shqiptare në Washington, z. Dritan Misha, ku biseduan gjatë për problemet shqiptare.

Pjetër Jaku

Botuar ne www.revistakuvendi.com

shoqeruar edhe me foto nga aktiviteti

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.