Home Letėrsi Poezi Poetika e Raimonda Moisiu...kliko ketu...
|
|
Poetika e Raimonda Moisiu...kliko ketu... |
FLAKE LIGESINE.... KENDOJI JETES ....DASHURISE" Raimonda Moisiu
Dimer…Nete te gjata…Vetmi…Kalon ora e mesnates e javashte, si nje shtrige plake qe kenaqet te mbyte njerez duke i gudulisur. Pas saj vjen ora tjeter…vjen e nesermja…Mos po rend keshtu drejt nje kryqi? Drejt kryqit te varrit tim? …Gratacielet perqark me ngjajne si te jene thika qe i jane ngulur qiellit te shpirti tim… Oh po!…Te dritarja ime paska celur nje bisk i ri. Nje pellumb eshte ulur te parvazi i dritares, e ka mbuluar biskun e ri me pendet e krahut dhe po gugit. Gugit ne gjuhen e pellumbave…Une e di gjuhen e pellumbave tanime!…Une ua kam mesuar ate , ndersa i kundroj se si nderin krahet . Se si nderin krahet duke gugitur mes gratacielave si shpirtera te bardhe te ardhur nga atdheu. Cdo me thuash, pellumb? Ai …Po me jep porosine me te vjeter dhe me te bukur te dheut: “Guguuu…"Flake likesine ...Kendoji jetes… dashurise”.
Oh, sa te kini jeten gezojuni dashurise Me mire t’u doje nje zemer se mali me florinj Me mire nje fjale “Te dua”, dy sy me lote per ty Dhe si drejt Shen Merise drejt teje dhjete gishtrinj Nese nje pellumb i bardhe te vjen nga memedheu Dhe ne sqep duke u dridhur te ka sjellur mimoza Po merreni ne pellembe, mbajeni me te mire Terhiqeni pas vetes e putheni ne molleza Nese nje shkendije jete te vjen si shtojzavalle Zgjohu, ike me te, fluturo drejt kaltersise Dikush ka mermeritur per ty fjalen “te dua” Hej , fluturo …Poshte teje – kenete e ligesise… Oh, ti ende po fle…mengjesi pot e zbraze Ne retinen e syve hapsiren e paane Brof, dritaren cel, pertej hidh, vervit lule Kupolen qiellore shpejt vishe si fustan Kur nata prap te vije , oh, heneza do te ulet Te qerpiket e tu do thermohet si lot Puthja henes dy syte…foli per dashurine Dhe kryqeve nder varre i thuaj - jeni kot!. Raimonda Moisiu Hartford CT USA .Prag nisje per ne atdhe ,dhjetor 2007 |
|