Rudina ( Requiem per miken time Shijakse Rudina Zeiri) Vitore Stefa Leka
Sot nje dite si te gjithe ditet e tjera.....Une ne guzhine, si shumicen e kohes duke u marre me pregatitjen e drekes....Ne CD kam vene diskun e Fabrizio Di Andre, qe kendon kengen "Marinella" Nga salloni degjoj te qeshura.. im bir dhe vajza e tij... se çbejn, kujtojn dhe qeshnin, zerat e tyre te gezuar dhe rinor vin te forta ne qoshen time te gatimit, por une jam kredhur ne mendimet e mija.....Te qeshurat sa vin e behen me te forta.., kthej koken nga ata dhe shikoj se kan hapur albumin tim te vjeter me fotografi bardh e zi , te asaj kohe kur une kam qene sa ata dhe qeshnin me veshjen tone E ç'nuk i nxorri goja atyre; u tallen me kepucet, me veshjen me pozat, me floket, asgje nuk po i pelqente, te gjitha ishim si katundare, te veshura njesoj; çfare mode paska qene atehere.. dhe eqeshura vazhdonte... Degjoj tim bir - Me se fundi nje vajze moderne, ajde yll ajde ! Njish fare! O Maa! dhe u afrua me foton ne dore kush eshte kjo goca me ty ? Kush eshte kjo goce..., nuk e di pse ndieva nje rrenqethje... dhe kjo kenge mallengjyese.... Rudina !!! Ajo doli e gjalle para meje dhe me kthehu ne nje kohe tjeter; Si njeurugan i forte me hudhi si te isha nje lecke, dekada e dekada me pare.... ... Dy shoqe te ngushta; Rudina e Myzi, te bukura te dyja si yje, te dyja nga Shijaku, por edhe ne Durres ishin nder vajzat me te bukur Ne ate kohe une banoja ne nje fshat afer Shijakut dhe shkoja gjithnje atje per te bere pazarin, per te blere nje gurabi 5 lekshe, "ingranazhe", si quheshin atehere, ose ndonje gurabi gjalpi per femijet, te tjera gjera nuk kishte ne ate kohe....., keshtu beja dhe xhiron, shetitje e mbremjes, te vetmen zbavitje....Shkoja shpesh ne Shijak, nje rruge e dy pune. Keto dy vajza ma kishin terhequr vemendjen dhe i shikoja me shume simpati Rudina bjonde e erret me floke te prera shkalle, shkalle deri te supet; e bukur me nje fizik perfekt, e veshur gjithnje bukur dhe me gusto te veçante.Fustanetdhe fundet e ngushte i mbante permbi gju dhe i dilnin kembet e gjata, te drejta, te bukura dhe fillimi i kofsheve, gje qe i linte shteg te hapeshin gojet e llafollogeve, qe ne ate kohe nuk ishin te paket. Eh, sa epitete te ndryshme degjoheshin per vajzen "çapkene", por ajo gjithnje krenare, e qeshur, e lirshme me koken lart kalonte mbi keto thashetheme duke i injoruar.Myzejeni ishte brune. melankolike dhe e mbyllur; floket e saj te zeza pis i derdheshin mbi supe deri ne mes te kurrizit. Sapo kishin mbaruar gjimnazin .Nje dite duke pritur autobuzin per ne Durres ne mes pasagjerve ishin dhe vajzat simpatike. Degjohej e qeshura e tyre si kenga e nje bilbili, te reja, te bukura, mos kokeçarese, te lumtura rrezatonin drite dhe rini. Jo gjithnje e bukura eshte e bukur per te gjithe, shume vete i shihnin me inat dhe mermeritnin neper dhembe. Ne grua afer meje me nje bohçe te madhe ne dore dhe shami ne koke, po i thoshte shoqes se saj: _Qyqa mi gru, u prish dinjoja, ka ardh funi i botes, njona ka xjerr kerthite jasht dhe tjetra pantallone t'ngushta njit mas trupit, i kon dal gjith format, bir nona bir......... O Zot, mendova duke pare Rudin dhe perdora nje shprehje me vete ,qe te rrinjt e hidhnin si batut rruges kur kalonin vajzat e bukura Paska marre 15 ditshin Zoti kur e krijoi kete perri. Ne autobus , qelluam afer dhe ajo sikur e kuptoi simpatine time dhe deshiren per ti njohur; kthehet nga une dhe me nje buzeqeshje qe rrezatonte bukuri me pyeti: -Ju s'jeni nga keto ane. Ju shof shpesh ne Shijak. Sa te bukur e ke vajzen, vazhdoi duke perkedhelur floket kacurela te Mardenes Keshtu u njojtem dhe fjale mbas fjale u miqesuam......Ishte vajze e vetme, i jati ishte tranier i ekipit te futbollit te Shijakut.Mbas asaj dite sa here shkoja ne Shijak takohesha me vajzat, benim nga nje xhiro, se per te hyre diku e per te pire diçka as qe behej fjale ne ate kohe. Femrat nuk mund te hynin klubeve te pashoqeruara nga nje pjestar i familjes, biles dhe te shoqeruara nuk hynin ne te gjitha klubet; Klubet ishin per meshkujt! Xhirua dhe percjellja deri te "Kater Rruget" ishte shume per ate kohe.......Me Rudin u miqesuam shume shpejt; ishte liber i hapur, e sinqerte, e mbushur me vrrull rinor dhe dashuri per jeten, ishte vajze inteligjente dhe me horizont. Lexonte shume dhe shkembenim libra me njera tjetren, shkruante dhe poezi.Madin e donte shume dhe shihja sa komunikuese ishte dhe me femijte Nuk e leshonte nga dora dhe here pas here e puthte Dhe Myzi ishte vajze shume e mire, ishte me e mbyllur se Rudina, por poezite e saj ishin shume te bukura. Per arsye familjare nje kohe mu desh te shkoj per dite ne Durres Ne nje nga ato dite koecidoj me Rudin Ishte Rudina e zakonshme, por kishte diçka me shume...Nje drite e re ne syte e saj, me e bukur se here te tjera, nje e kuqe e lehte ja mbulonte fytyren..ne buzet e fryra me te kuq natyral i lodronte nje buzeqeshje .. Me ze te lehte, me nje shprehje te veçante me sy te ulur, ku drojtur buronte nje lume lumturie dhe me molleza te skuqura me tregon se shkonte te takonte te dashurin e saj - E quajne Kujtim, thote duke me treguar nje fotografi.Dy sy thenjgjij te zinj, nje djale brun bukurosh na shikonte duke na buzeqeshur .- Ja, ky eshte kemi 6 muaj qe njifemi dhe tani se fundi jemi lidhur shume. E dua dhe me do, sa them nuk ka njeri ne bote te duhet kaq shume sa ne te dy Me duket sekur ne te dy e kemi shpikur dashurine .. Takohemi ne Durres se atje eshte ndryshe... ketu e di ti...
.Djalin si familje e njihja, njiheshim familiarisht edhe pse nukhynim e dilnim... biografia..... Edhe familja e tij si imja me "Njolla ne biografi"....... .-Rudi, a e njef biografine e ketij djali ti?-e pyes me nje dhimbjene shpirt E di ti se do te kesh pengesa nga familja e jote e mund ti krijosh probleme atyre? -Cfare thua , mu pergjigjet ajo me nje vrull dhe pak e cuditur . Biografia?!, Ti pikerishte po mi thua keto?Na vdiqen me keto biografite.. Nuk me hyn ne pune fare biografia e tij, ai eshte nje njeri i mrekullueshem, ne duhemi dhe kjo eshte kryesorja -Po Shkolla, Universiteti? vazhdoj une Ti e kishe enderr dhe mezi poprisje...- E di, e di, i di te gjitha..ashtu eshte verte-u pergjegj ajo me e te ndryshuar , po triumfoi ndjenja mbi te gjitha. E pata te veshtire nefillim, por ja mbusha mendjen babait, ai eshte nje shok i mire per mua. Dhe ai m'i tha te gjitha keto si ti , por kur pa kembenguljen time u pajtua me zgjedhjen qe kam bere. Jam shume e lumtur dhe vetemkjo ka rendesi.... U largua duke buzeqeshur si gjithnje... Heren e fundit e takova po ne autobuz... autobuzi per ne ishte beretani si pike takimi...Ishte veshur, ishte bere e bukur si perri, shkelqente e tera, ishte nje rreze drite e lumturie...-Do te shkoj ne shtepine e Kujtimit, per here te pare. Do te njifemme njerezit e tij, duan te me njofin nga afer. Jam shume eemocionuar. E di? Te dielen vine te me" kerkojne doren zyrtarisht"dhe e qeshura gurgulloi lumturisht. Do te fejohemi, u pa kjo pune. Ja nxine jeten atyre te mijve duke i thene: "Qe kemi pare gocen tuaj kendej andej me nje djale te kapur prej dore, te kapur prej qafe, e pame duke ikur nga plepat , duke e perciell te dera, duke u puthur aty....... E keshtu po e bejme "zyrtare" qe ti mbyllim gojen njerezve e te qetesohen dhe keta te mijte se per ne te dy skane rendesi fare keto formalitete.- U ndame me nje te puthur, dhe nje mirupafshim U ndame dhe me njeurim......Te nesermen, po shplaja rrobat te çezma e fshatit, kur vjen ngarruga vajza e zonjes se shtepise ku rrija me qera dhe me thote: - Qyqa mi Vite, e more vesh, vdiq Rudina.! Me rane si rrufe ne maj te kokes keto fjale, termet i gjalle! Gjakume hipi ne koke dhe kembet nuk po me mbanin, dridhesha e tera. - Cfare thua moj, me doli nje ulurim nga shpirti dhe syte po meerresoheshin.. .- E mi, vdiq goca e Sul Zehirit, nji ajo ri, qi vinte nga nji hereke ti, qyqa, qyqa, o tu qajt gjithe Shijaku, jon ngrit ne kom i madhe i vogel. -Po, si moj dje isha me te.., flisja perçarte, Nuk eshte e mundur!...Lashe rrobat dhe fillova te vi ashtu rrotull kot se koti;Pa u veshur mire shkova ne Shijak nga nje rruge e shkurter. Nuk behej fjale te hyje ne shtepine e saj, nga grrumbulli i njerezve, apo nga ulerimat e te qarat e familjareve Dhe guret e sokakut po qanin atedite.....Takova nja dy shoqe te saj dhe me treguan ngjarjen. Rudi ne kulmin e magjise, qe e ka emrin Dashuri, nen perkundjet e lehta te valeve te lumturise, ne detin e endrrave, sapo ishte larguar nga i dashuri i zemres, qe e pati percielle deri ne shtepi si zakonisht..E lumtur po i tregonte prindeve takimin me njerezit e Kujtimit dhe duke ciceruar gjithe gezim e lumturi per diten e diel qe po afronte, per shpalljen e fejeses.. e preokupuar per pregatitjet per kete dite kur pa pritur Rudi ishte ngurtesuar pernjehere duke thene:
"Po me vishen syte, nuk di se çfare kam...Filloi t'i merrej fryma. Ederguan menjehere ne spitalin qe ishte aty afer shtepise .Kerkoi e shkreta vajze prej prindeve dhe infermiereve ta shpetonin, shikontegjithe frike thonjte qe po i nxiheshin dhe kerkoi Kujtimin.Shkuan mete shpejte te merrnin Kujtimin me motorr, i cili nuk vonoi te arrij. Te gjithe doktoret te koka erdhen mjek dhe nga Durresi U munduan megjithe çfare kishin, por nuk munden ta shpetonin.Dha shpirt ne krahet e Kujtimit.- O, Zot pse me denove keshtu ? E diela qenka dita ime e martese metoken, me beni nuse....Dhe u fik ne buzet dhe krahet e tij , icili ishte bere si i cmendur dhe nje kohe te gjate pas kesaj tragjedie , pesoi nje krize nervore,,dhe vazhdoi nje kohe te gjate i semur me depres nervor .Nje lot me shpetoi dhe lagu fotografine.... De Andre vazhdonte te kendonte "La canzone di Marinella". Ai kendonte: "E come tutte le piu belle cose vivesti solo un giorno come le rose" (Edhe si gjithe gjerat me te bukura jetove vetem nje dite si trendafilat)
Vitore Stefa leka |