ZERI PER LIRI ESHTE KEMBANA E PARE Tryeze Perkujtimore ,ne Michigan SHBA
GJIN ARBERI
Rilindja Kombetare Shqiptare eshte embrioni i etnise, lirise dhe prosperitetit ngadhnjimtar te shqiptareve drejt integrimit europian me tiparet me te spikatura te tyre. Te bashkuar ne trungun e kultures se hershme te kohes dhe te historise me penden e poetit, shkrimtarit dhe atdhetarit ia kushtuan me tere enegjine e tyre ngritjes se vlerave te kombi,t duke qene te merguar, qe nga larg ushqyen tek populli nevojen e luftes per liri dhe pavaresi. Rilindasit jane frymezimi I te gjitha kohrave dhe udherrefyes I te ardhmes. Vepra e tyre eshte ne altarin e kombit si nje shendritje, qe vjen ne cdo vater bashke me rrezet e diellit. Nje tryeze perkujtimi kushtuar tri prej figurave, te cilet zeri i atdheut qe per ta nje kembane e pare ne lufte kunder asmanllise dhe komunizmit, me beri te shkruaj keto radhe. Kjo tryese ishte inicuar nga publicisti i mergates Zef Pergega. Kishin ardhur nje grup I vogel, por te dukej se ishin “delegate” nga te gjitha krahinat e trojeve tona
FLETET E ARTA TE NAVIONIT
Fletet e arta te nacinit tone njohin shume figura, qe kane lene gjurme te thella ne ndergjegjen e popullit. Ndue Gjekaj I diplomuar ne konsevatorin shqiptar ne fjalen e hapjes, tha se sot po perkujtojme 90- vjetorin e lindjes se kapelanit te pare te kishes katolike shqiptare ne Amerike Mon. Dr Zef Oroshi. Gjithashtu ne te njejtet linje eshte perkujtimi I Abatit Prend Doci, nje gur themeli I alfabetit shqip qe kemi sot. Ne 95 vjetorin e vdekjes se Abtit sjellim para jush edhe nje figure tjeter, emblemen e flamurit te pavaresise Don Nikoll Kacorri, qe u nda nga jeta me 1917. Jane teper domethenese organizimi I ketyre aktiviteteve me karakter te thelle ndjesor dhe vlersues, profesional, larg zhurmave dhe biznesit qe eshte shfaqur ne
APOSTULL I GRIGJES NE MERGIM
Keshtu e cilesoi Zef Pergega vepren shumeplaneshe te Mon. Zef Oroshit edhe si autor I monografise te ketij misionari te kurajos, dijes e bashkimit mes shqiprareve. Monsinori studimet e para si klerik I perfundoj ne Rome. Sherben nga viti 940-1952 ne kishat e Lezhes dhe Mirdites deri edhe sekretar e Vatikanit ne Shqiperi. Ishte kundershtar I vendosur I shkeputjes se kishes katolike nga Selija e Shenjte. Shkojne per ta ekzekutuar kur po jepte meshe , por largohet me ndihmen e besimtareve. Qendron ne mal rreth nje vit deri sa arrine te Itali. Atje perfundon studimet e larta teologjike dhe doktorohet per misionin katolik te kishave te Irlandes se Veriut te shek- 12-te. Eshte auroi I perkthimit te Bibles, themelues dhe drejtues per 30- vjet I kishesh katolike “Zonja e Shkodres” ne New Jork. Boton revisten “Jeta Katolike” Eshte gjithashtu iniciator I bashkimit te kishes ortodokse me ate katolike ne Amerike. Veprimtaria atdhetare e tij perqendrohet ne fitoren e lirise ne Shqiperi me demostrata me shkrime dhe me takime te shpeshta me personakitete me te larta politike. Me te drejte Pergega e ka cilesuar “Vigan ne Krisht e Vatan”
ABAT DOCI JETOI E PUNOI PER KOMBIN
Veprimtari i spikatur i diaspores Julian Cefa ne kumtesen e tij solli momente te prekshme te jetes se Docit si atdhetar i madh, qe sipas tij eshte e denje te konvertohet ne vepra me te medha. Abati I Mirdites njihet si ideatori dhe mbrojtesi i flaket e Alfabetit shqip me germa latine, i cili ne saje te aftesive te mahniteshme te Fishtes arriti te miratohet me 1908 ne Kongresin e Manastirit. Abat Doci eshte luftetar dhe organizator i kryengritjeve te armatosura kundra turke prandaj ai kapet dhe burgoset. Me nderhyrjen e Vatikanit lirohet dhe punesohet prane Selise se henjte si referuesit te gjyqit te shenjte. Studion prej 10 vitesh ne Itali deri sa dergohet me detyre misionare ne Kanada. Gjate detyres meshtare Doci nuk e nderpreu veprimtarine politike diplomatike ne sherbim te kombit dhe njohjes se Shqiperise nga kongresi i Berlinit Sherben si sekretar i Vatikanit ne Indi dhe kthehet ne Shqipri deri sa arrine qe Abacia e tij te kete varesi direkte nga Vatikani Doci eshte perhapesi i drites dhe i qyteterimit perendimor, tha ne perfundim Cefa.
KACORRI E KREU DETYREN NDAJ SHQIPERISE
Don Nikoll Kacorri e kreu detyren ndaj kombit te tij,por qeverite deri me sot nuk kane deshmuar vullnetin e mire per ta nderuar vepren e tij te merituar, tha ne kumtesen e tij Pjeter Jaku. Kacori ne moshen 22-vjecare merr dekoraten e larte nga Vatikani. Ne kete moshe ai shugurohet meshtar dhe i jepet titulli i larte Ipeshkv i Durresit. “Nese eshte per te vdekur neser te vdesim sot” ka thene Kacorri dhe u ka bere thirrje delegateve te ngrene Flamurin ne Vlore. Zgjidhet nen kryetar i qeverise se pavaresise dhe per disa kohe ai eshte dhe kryetar i saj . Njihet si nje organizator I kryengritjeve anti turke ne zonen e Krujes dhe Durresit. Ka nje veprimtari te denture diplomatike sidos me Austrine dhe Italine per pavatesine e Shqiperise. Emri i Kacorrit sa here festohet dita e pavaresise shume here nuk permendet, prandaj zoti Jaku ishte i mendimit se edhe Kuvendi popullor i Shqiperise duhet te beje nje kujdes per figura te tilla.
BOTE E PASUR ME SHPIT POETI
Bota e madhe shpirterore e Zef Oroshit paraqet para nesh edhe nje cilesi te ralle ate te poetit, tha publicicti Rush Dragu. Pata rastni te lexoi monografine qe ma dhuroi kolegu dhe miku im Pergega dhe me nje here me rrembeu krijimtaria poetike me plot dhimbje e mesazh e Oroshit. Poezite e tij te mbledhura te pjeseshme nga autori I librit kane ne themel mallin e madh per atdheun pa liri dhe demokraci, disa plage te renda te shoqerise shqiptare si emigracionin dhe gjakmmatrrjen / Jo armikun/ Shqiptari ka vrare shqiptarin/ Me majen e nje mendje te holle Oroshi stigmatizon tradhetaret e vendit qe shiten tek te huajt per pese aspra. Oroshi me jeten katolike dhe me bashkepunim me firma brilasnte te letersise shqiptare si Koliqin, Camajn I ka bere kombit te tij sherbimin me te perkryer.
PAK RADHE SI MIRENJOHJE
Lek Lurgjuraj ne fjalen pershendetese vlersoi se tepermi organizimin e ketyre aktiviteteve qe kane ne themel figura te kultures dhe historiese sone. Kjo sipas tij eshte gjeja me e bukur qe mund te bejme per brezat. Keto ide qe Pergega i manifeston me koleget e tjere duhet ti mbeshtesim me angazhime kokrete. Nga ana e ti Mark Gjonaj solli disa kujtime prekese mbi jeten e Oroshit dhe fakte kur nje ishte kominist e ndihmoi Oroshin qe te mos binte ne duar te forcave te ndjekjes te regjimit komunist . Pas takimit u zhilluan biseda te lira sic i thone aty ku dhem dhembi vete gjuha ,por pa ilacin e duhur. Duke e falenderuar Pergegen per ftesen mu dha rasti te bisedoi pak minuta, por ai ia delegon miresine shpirtit bujar dhe angazhimit te Rush Dragut, i cili i ka mbeshtetur keto aktivitete duke krijuar kushte te mira. Duket se karakteri i tij nuk eshte perthyer as nga veshtiresite qe paraqet e verteta as nga sulmet e terthora dashakeqe dhe as nga jeta plot strapacime e emigracinit. Me te njetat konsiderata flet Pergega edhe per udhen plot ngarkesa te revistes Kuvendi dhe botuesit te saj kurajoz, Pjeter Jaku dhe te perkushtuar per te mos u larguar nga fjala e lire qe sulmohet pa meshire ne dobi te kultures dhe histories.
|