|
ALBANIAN AMERICAN ASSOCIATION “MALËSIA E MADHE” SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE “MALËSIA E MADHE”
LAJMRIM
Njoftojme komunitetin shqiptar te Detroitit me rrethe se me daten 23 dhjetor dite e djele, “Shoqata Atedhetare Malesia e Madhe” do te mbaj nje akademi perkujtimore me rastin e 10 vjetorit te vdekjes se veprimtarit, intelektualit dhe patriotit te madh te Malesis, i ndjeri Gjergj Daku Gjokaj
Gjithashtu me kete rast do te behet edhe promovimi i vepres te permbledhjeve te punimeve te ndjerit Gjergj, me titull “NJE JETE DHURUAR MALESIS”. Veper e cila u botue nga Shoqata ILLYRICUM ne Tuz me autor, Profesor Fran Camaj.
Profesor Camaj, enkas erdhi nga Malesia, per te qene edhe ligjerues i ketij rasti, ku solli edhe nje film dokumentar per jeten dhe vepren e te ndjerit Gjergj Dakut Gjokaj, te cilin do te kemi mundesi qe se bashku ta shiqojme kete dite.
Akademia perkujtimore mbahet ne” Sallen Gjergj Fishta” pran Kishes se She Palit ne Rochester Hills me 23 dhjetor me fillim ne ora 2 pas dite. Kete eveniment do ta permbyll nje koktej i shtruar nga organizatori.
Mire u pavshim ne kete promovim dhe akademi perkujtimore, per te nderue dhe mose harrue nje njeri te madhe te Malesis tone.
Nga “Shoqata Atedhetare Malesia e Madhe ne Detroit.” 49920 Van Dyke* Shelby Twp.* MI* USA *Email:
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
*Web: www.malesiaemadhe.org *Tel.: (248)808-0008 *Fax: (586)276-2701
- Gjergj Gjokaj ka lindur më 1926 në fshatin Milesh, afër Tuzit.Pas shkollës fillore, të cilën e kreu në Tuz, ndoq Gjimnazin Jezuit në Shkodër. Shkollën normale e ka kryer në Gjakovë, kurse në vitin 1957 diplomoi në Fakultetin filologjik të Universitetit të Beogradit, në degën e albanologjisë. Ka qënë mësimdhënës I gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, drejtor I të cilës ishte një kohë. Në vitin 1956 rihap emisionin shqip në Radio Titogradin e atëhershëm (sot Radioja e Malit të Zi), redaktor I të cilit ishte deri në vitin 1979, kur emërohet kryeredaktor e redaktor përgjegjës I revistës për letërsi, art, culture dhe çështje shoqërore “Koha”. Këtë detyrë e kreu deri në vitin 1990, kur pensionohet, por edhe kur fatkeqësisht shuhet përgjithmonë revista “Koha” dhe biblioteka e saj me të njëjtin emër. Në vitet e fundit të jetës u angazhua edhe politikisht. Në përbërjen e pare shumëpartiake, ishte deputet I LD në MZ në Parlamentin e Malit të Zi. Është ndër themeluesit e Forumit Demokratik të Shqiptarëve, kryetar I të cilit ishte deri në vdekje, Ishte arkitekt I Besëlidhjes së Malësisë të viti 1970 për zhdukjen e hakmarrjes së gjakut dhe nismëtar dhe pjesëmarrës aktiv pothuajse I të gjitha aksioneve që jan zhvilluar në Malësi dhe më gjerë.
Ka qenë anëtar I Seksionit për Gjuhë të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi dhe ka marrë pjesë me kumtesa në disa tubime shkencore vendore dhe ndërkomëtare. Sa I ka lënë kohë vetes është marrë edhe me poezi, përmbledhjen e të cilave e ka botuar Shoqata “ILLYRICUM” pas vdekjes së tij, në vitin 2000, me titull “Ma shembët folenë”. Pas fjalës madhështore të rastit, që e mbajti në darken që e kishte shtruar UDSH-ja me rastin e Ditës së Flamurit, më 27 nëntor të viti 1997, u sëmur rëndë dhe u shtrua në spitalin e Podgoricës, ku ndërroi jetë më 30 nëntor. |