Home arrow Letėrsi arrow Tregime arrow Rrethimi vellavrases
Rrethimi vellavrases
Image RRETHIMI VËLLAVRASËS

“Në Dimrin e egër komunist të vitit 1945”

Tregim historik
Gjeto TURMALAJ
-Çfarë bëhet kështu? Ndaloni torturat mbi këtë njeri, nuk është e mjaftueshme kjo metodë,? Jo, kurrsesi me kësi lloj mënyrash të dobëta pa rezultatet e duhura, sigurisht që nuk mund sjellin veprime të dobishme kaqe lehtë,më dru,me shkelma e grushta. Lërni pak të mendohet ! Nëse po i del më mirë këtij armiku, që edhe pretendoka se nuk di asgjë, ka edhe metoda të tjera që e bëjnë me u zbërthye edhe pa vullnet.!
Dëgjoni me vëmendje! - vazhdoj gjithë duf cinik komisari Partizan.
-Merrni një sasi krype në një shami ngroheni në zjarr, ia vendosni nën sqetull, dhe dy vezë të ziera e të ngrohta futnja në gji të kofshës, po ashtu dhjetë gjylpane ia nguleni nën thonjtë e gishtave të duarve, pastaj edhe në gishta të këmbëve...Vazhdoni ngadalë me një hekur të skuqur mirë në zjarrë, t=i shkruajm emrin Akriminel@ në shpine të tij, meqënse nuk pranon të kallëzojë se ku janë të strehuar Major Llesh Marashi e Pjetër Gjoka Bajraktari dhe Rrok Kanti me shoket e tyrë,mbasi t=keni bërë këto prova ku po i nigjon vetë ky bandill, nxjerreni para Kullës, lidhni për atë pemën me litarë këmbësh e duarsh në prani të gjithë pjesëtarëve të familjes dhe mandej pushkatojni. E themi se patjetër do të flasë më parë se t=i kalojë këto peripeci të Avogla@.Neve duam me na thanë thjeshtë se ku strehohet banda e Major Llesh Marashit, asgjë më shumë! Sigurishte kështu do të veprojmë me të gjithë burrat e shtëpise, po që nevoja vazhdojmë edhe me gra,duke e ndalë këtë veprim vetëm atëherë kur të tregojnë vedndodhjen e çetës.
Ja, tani,vazhdoni Apunën@ -urdhëroi kështu Toger-Baba, njëri nga drejtuesit e fetyra më e poshtër komunist, që çuditrishte ishte tamam ndera e morali i atyre partizanëve vëllavrasës që u përkiste ajo damkë si njerëz të urryer e pacipë, me emrin e flliqur gjakatar të devotshëm në vëllavrasje të shqiptarëve të pa fajshëm, duke turturua çdo person në dorën e tyre, me metoda nga ma çnjerëzoret, dhe mandej duke vrarë e tuj shkel çdo ligjë, pushkatim pa gjygje.
Njëri nga ata përsona në fshatin Vrrithë që e masakruan barbarisht, mbasi erdhi në vete. I kishte rënë të fikët për të tretën herë mbrenda 3 orëve tha:
AShikojëni me vëmendje vendin duke fillua në luginën e Dragoçit nëpër brinjë të Grebenit e kurrizit malit e deri në maje të Pultinzes, lypni sikur t=u kishte humbë një gjerdan me fishekë, atëherë mund ta gjeni çetën e Mjor Lleshit, që janë disa kilometra larg prej katundit Vrrithe.@ Kjo ishte fjala e njërit prej atyre njerëzve të shumtë, që kishin arrestuar për të tregua vendndodhjen e çetës, dhe mbas turturës që iu bë prej partizanëve me metoda të papërballueshme psiqike e fizike,
Ai shpirtë njeriu i përvujt Vrrithjanë u tregoi drejtimin me qëllimin e vetëm me ndalë përshkallzimin e turturave ndër bashkëvellaznit të pafajshëm.
Forcat e shumta partizane pasi lanë Vrrithin morën udhën për të kërkuar shtigjet që të zinin në kurth çetën e vogël prej tre vetash. Jehona e çetës kishte marrë përmasa të një ngjarje të bujshme për kapjen e Major Llesh Marashit si udhëheqës i Kryengritjes më 25 Janar 1945.
Komanda ushtarake, iu prini asaj morie të madhe ushtarësh e vullnetarësh partizanë të djegur për terror të pa kulturë, një tufë morracakësh të pashkolluar me shpirt katilash dolën të kodra e Troshanit afër gropës Petalit në Razem.Komisari u foli ;
Shokë komunista e partizanë të thjeshtë mbas pakë do fillojmë mësymjen tepër të rëndsishem ushtarkë e politike, Është detyrë e lartë e ngarkuar nga Partia njëri prej aksioneve më të mëdha në zonën e Veriut, prandaj neve duhet të jemi të mobilizuarë totalishte me të gjitha energjitë tona, kërkohet me çdo kushte të mos na shpëtoj ajo bandë dhe sipas porosisë qëllimi ynë është ta kapim të gjallë aty Komendanti! -pasi i rreshtoi Batalionin sipas, Togave dhe Skuadrave, nisi fjalën duke thënë me tone të perë urdhroi ;
-Juve komendanti i Kompanisë së Parë, dëgjoni me vëmendje detyrën luftarake, urdhëri i mësymjes për të finalizuar aksionin, dhe për ta fituar atë, pa tjetër është njëlloj për të gjithë sa jemi këtu; Prandaj do të veproni kështu. Juve si kopmania e Parë vendosni togat dhe skudrat, në formë luftimi frontal, me livizë ngadalë pa zhurmë nga Kroi i Mbshtjerrzes, mbi gropë të Vukçajve në Gryk Noke e në fund të fushës së Luizit e do vazhdoni drejtimin për në maje të Pultinzes duke mos shkëputë lidhjen me kompaninë tjetër.
Kurse ju komendant i Kompanisë Dytë dëgjoni mirë urdhërin!
Duhet të përhapni në formë luftimit, Togat dhe skudrat sipas terrenit, sigurisht që livizja juaj bëhet kështu : Ecni të maskuar nga Dragoçi dhe kurrizit të Grebenit me kujdesin më të madh, qe të zbuloni çerdhen e bandës, duke u lidhë me kompaninë e tretë.
Ndërsa juve komendanti i Kompanisë së Tretë e dëgjuat se çfarë fola për variantet e tjera, dhe tani kompania juaj duhet të jeni në mes të dy Kompanive, pra nga kreu i Dragoçit te kroni i Dashagjonajve e deri të kroi i Mbshterrzes që është Kompania tjetër do përhapni togat e skuadrën nëpër këto fronte, të ngjiteni Brinjës e shpatit të Grebenit deri sa të bashkohemi në mal të Pultinzes
Kjo skemë e hedhur në hartë nga komanda ushtarake dhe e spjegueme nga unë, të zbatohet me përpikmëri më të madhe. Kemi mbështetje edhe të shumë forcave të lira tjera nga pas.
Ja shikonje tani në praktikë terrenin vizual, duket mjaft qartë prej këtu,
-Kjo është Razma me luginën e saj siç quhet nga vendasit ARazma Andej@,pamja e kthjellët e gjitha këtyre vendeve që sapo i përmendëm me rradhë, njihuni mire me situatën është detyrë e madhe partie që të kapet gjallë armiku.
Në një distancë nga mbrapa kemi edhe Askalion@ e dytë që ju mbështet në raste luftimi të zgjatur, duke bërë çfarë është e mundur që të mos lejohet në asnjë mënyrë çarja e rrethimit.
Kush ka ndonjë pyetje lidhur me urdhërin luftarak le ta bëjë? Heshtja juaj pra tregon aprovim derisa nuk ka pyetje,?
Mirë atëherë, kesaj rradhë nuk do të berohorasim me zë si e kemi zakon@Urra,urra@, por vetëm me grushtin lart të nisemi për betejë Apërpara partizan@ për fitorën tonë.
Ushtarakët u shpërndanë në formacion luftimi, nisën kontrollin përgjatë pyllit në drejtim të majes së Pultinzes thua se ishin dorë-me-dorë të lidhur, duke krijua një kordon të gjatë kontroll-vrojtimi mjaft dinak me shpresën në fitore.
Alarmi e paniku në familje të Pjetër Gjok Dedës bajraktarit të Shkrelit, kishte bërë që të merrte masa për të lajmërua një orë e më parë trimat në Shpellë të Pultinzës,
U caktua një vrrithjan i fisit të bajraktarit që të dalë me kujdes deri në brinjë të Kunorës, duke mos ra në sy të ushtrisë në një farë distance vizuale-pamore me një zë kodi Asekret@ Prej në gjysmë të malit aty ku është AMrizi i Varzave@që e ndan lugina e thellë e Fusha e Vogël e Luizit, me malin përballë që ësht Pultinza. Lajmëtari nisi kushtimin që ushtoj vendi me këngën epike!
AO more fjala o nëpër Tel!@
Major Lleshi Marashi në atë moment ndodhej në grykë të shpellës me dylbi në dorë , kur dëgjoi atë zë kushtrim malesh se si i erdhi një rënqethje nëpër trup por e mbajti veten, vrojtoi mirë me dylbi dhe hetoi që ishtë i rrethauar me një sasi të papërbadheushme forcash ushtarake nga të gjitha anët e shpellës ku ishin te strehuar. Hyri në shpell e tha :-Burra jemi të rrethuar keqas dhe nuk ka asnjë mënyrë që të shpëtojmë me ça rrethimin.Dikush na ka survejuar, jemi para faktit real të zënë robër.Andej nga mali i Kunorës ndigjohet kënga e kushtrimit, duket se sinjalizon ne këtu, nga ana tjetër pashë me dylbi krejt afër kriminelë partizanë që po duan të instalojnë komunizmin në Shqipni.
Atë moment Majori mori vendimin duke iu thënë sesi të vepronin.
Ndërsa trimi kreshnik Rrok Kanti ndërhyri.
Dishroi të them une i pari që jam ma i riu ndër ju, e nuk më dhimbset aspak jeta, më dëgjoni dëshirën e zemrës?
-Po, -tha Lleshi, -fol, po të dëgjojmë, çka po na thua?
Rroku gadi si i çartalluar prej trimërisë u shpreh prër : Me qellim që të mos dorëzohemi,mendoj të veprojmë kështu : të luftojmë me të gjithë fishekët e armatimit që kemi, Ndërkohë fishekët e pistoletave t=i raujmë të fumdit dhe të vrasim veten, e mos të dorzohemi të gjallë në dorë të horave të Enver Hoxhës, Sepse ata do të na vrasin e kështu për ne është më mirë.Ta mbyllim në vetë këtë luftë që e kemi nisë me nder e faqe të bardhë
-Majori tha: -Jo, jo, jo,nuk duhet të mendojmë as të veprojmë ashtu.
Unë, ju kundërshtoj më forcën e shpirtit dhe arsyes ! Në asnjë mënyrë nuk është e drejtë të veprojmë siç thua ti Rrok Kanti i jem. Juve të dyve nuk ju dëmton askush, sepse, kanë për t= ju dënuar vetëm me burg, dhe vjen një kohë dhe një ditë e kryeni dënimin, dhe duhet të jetoni,me kuptoni mire, e theksoj duhet të jetoni që të mundeni të hakmerreni, që atëhër të luftoni me shpirt idenë e tyre dhe të prisni vdekjen e komunizmit në Atdheun tonë.Kurse për mua, sido që të jetë puna apo gjykimi, unë e kam paramenduar se çfarë më pret prej tyre. Ose më pushkatojnë ose me varin në litar, mbasi unë e kam marrë gjakun tim disafish. Ndersa ju që jeni më të rinj se unë, duart me gjak nuk i keni larë edhe besa jeni si dy sokola e besoj së nuk iu dëmtojnë.
Atëherë Pjetër Gjoka tha: Kam një mendimin ndryshe nga ju. Ne kemi ardhë për të vdekë bashkë, që të tre, pra po luftojmë me atë armatim që kemi, dhe Aata@do të na varsin në lufë e sipër, Kështu që po qëndrojmë sa të mundemi. Unë si Pjetër s=jam absolutisht për t=u dorzuar, burrat vdesin vetëm një herë e trimërishte.
Jeta jonë nëpër burgje - vijoi Pjetri - nuk na vlen hiç, është më mirë një vdekje e ndershme, se një burg i temrrshëm që zgjat sa vetë jeta.
-Kurrsesi jo, - tha Major Lleshi, - nuk duhet të bëni çka të doni juve! Mua,përsonalisht më keni thënë gjithnjë:@Duam të veprojmë si të na drejtosh me mendjen tand@, dhe kështu kemi rënë dakord kur e patëm marrë këte rrugë, e tash çfarë janë keto kundërshti? -Ua them rreptësisht urdhërin tim,?
Nuke bëhet veprimi ndryshe, vetëm si po u them unë dhe pikë. Pra o trima të guximshëm duhet të mendojmë, se nuk është turp të dorëzohemi para shqyptarëve, do të ishte turp të dorëzoheshim para shkijeve, apo para okupatorit të huaj, kurse sot është ndryshe e mendohuni mirë se çka po ju them. Një grumbull partizanësh Envero-Stalinistë që na kanë rrethuar, nuk janë gjë tjetrër vetëm çnjerëzimi i pacipë i komunistëve në vëllavrasje.Këta janë Avëllau i çpifun@ si thuhet në Kanun të maleve tona,@se prej vendit lindë trualli kajherë edhe vllain e çpifun@, neve sot s=kemi nga t=i çojmë. mbasi këtë emër e mbajnë mbi shpinë këta gabelë, e pamvarësisht se janë të tillë jua përsëris se, nuk është aspak turp të dorëzohemi të shqiptarët.
O Zot i madh,çfarë përballimi i pabarabartë në municion e armatim, më atë numër të madh uqërish të egër partizanë,që filluan sulmin me goditje të pushkëve, krismat e tyrë në atë pyll të madh me ahë e pisha shekullor s=bashku me to ushtonin edhe thirrjet për dorëzim nga ana e borisë së neveritshme të partizanëve. Mali i Pultinzës mori një ushtimë duke e përhapë nëpër bjeshk zhurmën e atij sulmi si të ishte forcë për tu përmbysë male, nga ajo mësymje e gjithanshme. Lufta nga shpella zgjati mbi dy orë.Shpeshherë nga ana e partizanëve i urdhëronin vëllezërit vrrithjanët me folë duke iu bërë thirrje trimave të çetës për tu dorzua.
AO vllazënit tanë na dëgjoni? Sikurse po na premtojnë partizanët ju dorëzjuni, se nuk iu dëmton askush, është në të mirën tuaj e të gjithë neve@,
E thirrja tjetër vinte prapë nga vëllezërit? AO Major Llesh Marashi na e dëgjoni zërin tonë ,thuaju dy shokëve tuaj të hedhni armët, sepse jeni të lirë, kjo është porosi e ushtarakëve ketu.?@ AO Bajraktari ynë i meçëm Pjetër Gjoka leni armët e bashkonju me ne sepse Komisari i Brigades Zoi Themeli premton burrnisht me fjalën e nderit se jeni të falur po u dorzuat.? AO trimi Rrok Kanti, juve jeni bashkë me axhën tuaj Major LLeshin, merrni vendim trimash, hidhni armët përtokë ejani bashkojuni me ne se jeni në dorë të sigurtë?
Mbas këtyre thirrjeve të vazhdueshme dhe luftimit të zgjatur për më shumë se dy orë duke shkëmbyer replika fjalësh në distancë nga shpella ku ishte e pa mundur të hyje në brendësi pa u dëmtua kushdo afrohej të gryka nga delnin plumbat e pushkëve të trimave malsorë.
Erdhi një moment i vështirë që Rrok Kanti nxorri nga brezi pistoletën ia ktheu vetes, për t=u vetvrarë, me qëllim që të mos u dorzohej i gjallë egërsirave komuniste!Menjëherë Pjetër Gjoka me shkathtësi ia mori pistoletën nga dora Rrokut,por një plumbe i kaloj nëpër krah duke e plagos rëndë veten e tija Rrok Kanti.
Nga ana e partizanëve dëgjoheshin thirrje gjithnjë e më shumë për t=u dorëzuar,
-Major Lleshi Marashi foli, o partizanë ndalni pushkën kundra nesh? Po dorëzohena për arsye shumë njërzore! Duke mos dashtë me luftue shqiptari me shqiptar.!
Pra nuk duam me u vra edhe me atë pjesë të mirë që mundet të jenë bashke me ju të marrë me forcë aty në mesi tuaj, ka edhe ndonjë vëlla gjaku shkrelasi jonë, që dashje apo padashja janë të rreshtuem me juve në keto momente, por ta dini mirë se ata janë me shpirt pranë nesh, kështu mendojmë që për ta ndalë, këtë kasaphane, neve po dalim nga shpella dhe po dorëzohemi me turpin tuaj. Une e di mirë, se çfarë sigurie kam prej jush, por nuk bëhem aspak merak, sepse hakun tim e kam marrë dhjetë fish. Komandanti i partizanëve urdhroj me tonë ushtark : -Hellni armet përtokë dhe delni me duart lart nga shpella,? Duhet ta dini se jeni para grykave të pushkëve, mitrolozav e të murtajave që mjafton disa sekonda me u ba përshesh.po vepruat ndryshe. Të tre burrat në besë të shqyptarit dolën krah me krah, duke këndua këngën epiko-kreshnike të Malësisë së madhe :
O burrë o je i vogël,! Merre rrugën e del në Shkodër!
Në çast partizanët u hodhën si të tërbuar, i lidhen në pranga ata kolosa të Malësisë Madhe duke i nis për në burg të Shkodrës AZanat@e bjeshkëve filluan vajtimin për kreshnikët malsor.
Rrugës nëpërmjet qytetit vogel të Koplikë për në Shkodër, aty spiunët komunistë kishin oragnizuar një tubim të detyruar një turmë të madhe populli. Në atë mjedis s=bashku qëndronin personat që janë pjesë e karakterit të dobët, me qëllim poshtërues e ofendues ku u brohoritën për partinë por edhe me fjalë të ulëta kundra Çetës trime. Gjygji Ushtark i Shkoderës, me paturpësinë më të madhe të atyre gjygjtarëve të Partisë Komuniste, pati vendosur mizorisht denimet :

1. Për Major Llesh Marshin: denim me varje në litar, në trekëmbësh para Dugajve të Reja në mes të Shkodrës! Megjithë që në kohën e dorëzimit i qe premtuar solemnisht se AJeni në besë e do iu falet jeta@ Sigurisht që ndodhi e kundërta çka premtuan ajo maskaradë kriminelësh. Këngë elegjie kam shkruar për ta në disa prej vargjeve të mija (Gj. T) shenimi im:

**
AShkodrën atë ditë e mbuloi dëshpërimi e zia
Para Trumës së Dugajve të Reja
Varën në litar Llesh Marashin,
Hero i Malësisë
Që luftoi për lirinë e Shqipnisë
kundra komunistëve, pjellë e Rusisë

**
U shterr uji,
E Truma u mbyll
Lotët e Malësisë u shkrinë si dyllë.
AZanat e Pultinzës@ me trishtim të thellë
E patën nis vajtimin qysh në Shpell. **

2. Pjetër Gjoka Bajaraktari i Shkrelit, qe dënuar fillimisht me pushkatim, nga ajo gjykatë kriminale me ligje të sajuara, por atij, iu kthye dënim i përjetshëm, Kështu Pjetri me atë virtytin e madhe që e karekterizonte, me mençurinë që i kishte falë Zoti, duroi e vuajti burrërisht, me guxim pa u përkulë para dënimit të egër e barbar komunist, i rrethuar nga rrespekti i thellë i të burgosurve që ishin s=bashku në atë ferr. Ai bëri 22 vjetë heqje lirie brenda mureve të akullta të kështjellës, në burgun famëkeq të Burrelit që funksiononte vetëm për të dënuarit politik të lirisë së ndërgjegjes. Sokoli i Shkrelit, Pjeter Gjoka me mjaft admirim mbeti një shemull i shkëlqyer në mesin e atyre intelektualëve të shumtë që ishin në atë burgë dhe në mesin Priftërinjve e Fretërve të zgjuar e devotshëm françeskanë, si me Patër Meshkallën, Patër Konrrad Gjolaj. At Anton Luli etj! Disa vite mbas daljes nga burgu Pjetër Gjoka vdiq në vendlindje në Vrrithe, ku që përcjellë në banesën e fundit me nderime të mdha nga Malësia e Madhe me dhimbje e heshtje në shpirt. Në vitet e demokracisë Komuna e Shkrelit për ta përjetuar emrin e tij, vendosi që shkolla e Vrrithit të marrë emrin e nderuem AShkolla 8 vjeçare Pjetër Gjoka@. Por bajraktari i Shkrelit Pjetër Gjoka nuk e pati fatin aq shumë të dëshrueshëm që të përjetonte sudisfaksionin e madhe, me pa se si u mbuluan me turp komunistët ndër shekuj për veprën e tyre të ndyrë gjaktare si shqipfolësa, por jo kurrsesi shqiptare.

**

3. Trimi atdhetar fisnik Rrok Kanti fillimisht qe dënuar me 30 vjet burg, ai kaloj vështërsi të panumërta në ferrin e burgjeve komuniste, dhe më vonë kalvarin e tmerrshëm të itrenimit mizor.Rroku e përjetoi me një gëzim të papërshkrueshëm kohën e ardhjes së shkatërrimit të komunizmit gjakatar. Ai ato ditë shepesh sillte në memorje kohën e ARrethimit Vëllavrasës@ nga egërsia e nga paftyrësia komuniste, me e zeza në të gjithë Europën. Rroku meditoj thënjen e zgjuar e largpamëse të axhës së vet dikur në Shpellën e Pultinzës: AJuve duhet të jetoni ta shifni fundin e pashmagshëm mjeran të komunistëve@. Por jeta u tregua e pamëshirshmë duke i dhura Rrokut njërën vuajtje mbas tjetrës dhe fatkeqësi të pa ndara Pse? Në ditët e demokracisë kur i biri i tija vigan djalë, po merrte detyrën oficer policie në shtetin e parë demokratik pas komunizmit, Rroku bashke me të birin aksidentohen me autoveturën e tyre dhe vdesin në hyrje të rrethit të Lezhës buzë kodrave të Pllanës sapo kishin kaluar Urën e Milotit, duke mbyll kështu një jetë krejt targjike dhe të pameritueshme për nga fatkeqësia që pësuan.

Shënim :
Matriali është marrë ; nga bisedimi konfidecial me bajraktarin Pjetër Gjoka në ato vite që kishte dalë nga burgu. Po ashtu edhe nga bashkëkohesit vrrithjan ndër diskutime të lira zhvilluar pa frigën e censures në vitet e demokracisë pas viteve 1990.
Shkrua nga Gjeto Turmalaj. në Vëllimin me trëgime AUdha e Ankthit@
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.