Per nje fjale goje.. Tregim Vitore Stefa-Leka Eshte e çuditshme nganjehere se si te vine kujtimet e gjalla para syve, gjera qe duken te harruara kthehen ne kujtese sikur po i rijeton sot.......
Duke shkembyer mesazhe me nje mike virtuale, gazetare nga Kosova, per humor i thash: ''Kur te vish, mos harro te me bish ca speca me gjize..'' Duke qeshur m'u pergjigje: ''Nuk i paske harruar? Ne ketu e kemi pasur si gjelle te pare.'' Eh... i shkrova "Gjella e pare e shqiptarit ose me mire mbreti i gjellrave mbetet grosha "zevendesuesja e mishit", po dhe specat.. Specat e skuqura..., qe kur kthehesha nga puna, me shponte hunden era e tyre pa hyre mire ne lagje.. Dhe pikerisht, kujtimet e ''menyse'' se atehershme me kthyen ne mendje kete ngjarje.... Nje nga "veprat e atyre.."
Dritanin e kisha komshi e njihja qe femije, nje femi i qeshur dhe i urte. Ne kohen e ngjarjes ishte ne mature, gjithnje i qeshur, komunikues me te gjithe dhe shpesh e shihje te ndihmonte ndonje plake, duke i mbajtur çantat etje. Ishte nxenes i shkelqyer i gjimnazit ''Naim Frasheri''. Prinderit ishte ne tensionin e te drejtes se studimit, shpesh diskutonin per kete ne rrethin e ngushte te miqve. Ishte femije e tret mbas mbas dy vajzave.Tip studiues dhe i dashur dhe endrra e prinderve ishte qe te behej me shkolle te larte. Ata kishin nje "njolle" ne biografi; Nje daje te arratisur. Kishin frike se kjo do te pengonte djalin e tyre qe te vazhdonte studimet ne universitet..... Sokoli, ishte shok klase me Tanin . I jati kishte nje funksion ne pushtet dhe e ema ishte shefe kuadri ne nje ndermarje. Kjo ''biografi e shkelqyer'', e privilegjonte kudo. Ishte i sigurte qe asgje nuk do ta ndalonte te vazhdonte studimet e larta , as ajo mesatarja qe nuk ishte e larte.. Nje dite prilli e gjithe klasa po kthehej nga plazhi ku kishte shkuar per "pune vullnetare" per te pastruar plazhin nga mbeturinat e dimrit. Kthimin po e benin ne kembe ne mes qyfyreve dhe barcaletave. Besoj koha me e bukur e kesaj moshe eshte pikerishte periudha e gjimnazit sidomos kur je ne vitet e fundit, ndjehesh me i burreruar, me i sigurt ne hapat qe bene . Kaluan uren e Dajlanit, Agipin dhe kur u aferuan afer portit shohin rradhen e makinave per te hyre ne porto te mbushura me materiale te ndryshme eksporti. Nder keto makina u terhoqi vemendjen nja tre, qe ishin mbushur plot me qingja qumeshti qe blegerinin per qefin e tyre.. Sokoli duke qeshur u tha shokeve: -Shihni si mi ka ngulur syte ai qingji.. dhe me te madhe bertiti Pse me shef mo, ta hongsha synin.. -I cojne ne Greqi me rastin e pashkeve.. Foli Tani -Sa kohe kisha pa pare qingja me sy, pa le mishit, ja kemi harruar fare shijen -foli nje vajze nga turma e studenteve -Ne na qelloi kete rradhe, ne tollone, nje mish i trashe nga ai i Argjentines, qe nuk u pertypte dot, vazhdoi Tani -Pse, mos i kishe prefur dhembet te haje mish qingji, zotrote? foli duke qeshur Sokoli. Kete dine ta hane Greket. Ne boll e kemi nje here ne muaj; here ate pulen hollandeze, qe do zier e derdhur uji, e here kete mish gamori a dreqi e di cfar eshte.
- Nderojme teme, tha Tani, se mos e pesojme si ajo ngjarja, qe tregojne si barcalet, e atyre fshatareve ne malesi. Disa goca, qe nuk e dinin, per kurjozitet ju luten t'ja tregonte... dhe Tani filloi: -Ca koperativiste kishin varur trastat e bukes ne nje peme dhe ja kishin hyre punes ne piskun e diellit. Ne dreke shkuan te hane buke po trastat i gjeten ne toke dhe nje qen qe po lepinte akoma mbeturinat .. Te lodhur e te uritur ju versulen qenit e kapen dhe thane: -hajd ta denojme..... -Ti, behu Haxhi Lleshi; ti tjetri, filani e tjetri fisteku.... duke permendur keshtu emrat e te medhenjve, denuan qenin me varje dhe e varen aty ne dege te pemes. Ne darke kur u kthyen te uritur e lodhur nga puna po e tregonin si ngjarje per te qeshur aty ne stallen e kooperatives, duke thene ky ishte Haxhiu une filani e keshtu me rradhe... Kjo pune vajti ne gojen e sekretarit te partise dhe sigurishte ne degen e brendeshe dhe ata i denuan me burge per axhitacion propagande sepse ishin tallur me emrat e te mdhenjeve.... Biseda kaloi ne tema te tjera.. Te nesermen ne shkolle te dy i therriten ne sallen e mesuesve ku vec drejtorit dhe mesuesve , ishte dhe nje punonjes i deges brendeshme.. Fjalen e mori drejtori duke kerkuar nga Tani, te perseriste biseden e djeshme kur kishin pare qingjat si dhe ate historine e atyre fshatareve. Te dy ishin te befasuar dhe te hutuar nga forma si po komentohej dhe karakteri qe po merrte ajo bisede e zhvilluar nga ata , qe u be me shume per gallate. Kush valle i kishte paditur? Tani filloj ta tregoj si ndodhi po shpesh nderprehej nga britmat e drejtorit apo te ndonje mesuesi qe kishin shtremberuar te verteten, duke akuzuar ate si provokues te kesaj bisede qe binte ne kundershtim me direktivat e partise. Ai kishte komentuar tallonat.. rradhen e qumshtit.. pra shprehte pakenaqesi te hapur dhe infektonte dhe te tjeret.. Aty i kujtuan dhe biografine. etje... etje.. Fjalen e mori dhe Sokoli i cili pak me i guximshem tha: - Ne se kjo bisede hyne ne axhtacion -propagante atehere me akuzoni dhe mua, se une i hapa i pari keto biseda duke i thon qingjit: ta hongsha synin.. Mbas shume diskutimesh mbi kete problem, Tanin e perjashtuan nga shkolla dhe me nje shenim ne biografi duke i thene: ''Shpetove mire se akoma s'i ke bere 18 vjecet'', kurse Sokolit i thyen noten ne sjellje dhe pas tre muajve i nxoren te drejten e studimit per ne universitet. Me vone Tani filloi te punonte si puntor ne ndermarrjen kimike ne Porto -Romano. Dhe pse rruget e tyre u ndane , dhe pse familja i bente presione te ndryshme , Sokoli e vazhdonte miqesine me Tanin. Me vone mora vesh qe Sokoli u vra ne nje aksident me motor dhe me erdhi shume keq, ndersa Tani, emigroj si shume te tjere ne nje shtet te Europes , ku vazhdoi Universitetin dhe ku akoma eshte sot e kesaj dite bashke me familjen e tij. http://vitorestefa.blogspot.com/
|