AKADEMI PERKUJTIMORE ME RASTIN E 10 VJETORIT TE VDEKJES SE PROF. GJERGJ DAKU GJOKAJ Pjetër Jaku Shoqata Atdhetaro-Patriotike “ Malësia e Madhe” në Detroit, organizoi në Sallën “ At’ Gjergj Fishta” të Kishës së Shen Palit, nga ora 2:00 Pm deri ne 5:00PM të datës 23 Dhjetor 2007, Akademinë Përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të vdekjes se njërit nga personalitetet më të njohur të Malësisë, Profesor Gjergj Daku Gjokaj.
Me këtë rast, kishte ardhur nga Malësia, Prof. Fran Camaj, njëri nga bashkautorët e monografise “ Një jetë dhuruar Malësisë”, kushtuar Gjergj Gjokaj, vëllai i të ndjerit Mark Daku Gjokaj, që kishte ardhur me këtë rast nga New Yorku dhe të shumë bashkatdhetarëve të tjerë, që e ndoqën këtë aktivitet më shumë se përkujtimor. Akademinë e drejoti aktivisti i njohur , Gjergj Ivezaj, i cili, ndër të tjera theksoi: “Jemi tubue sot këtu për të përkujtue dhjetëvjetorin e vdekjes të një njeriu të madh të Malësisë , që për Malesinë bëri aq shumë , saqë ajo Malesi nuk do ta harroj kurrë, si dhe të bëjmë promovimin e një vepre të tij me titull “Një jetë dhuruar Malësisë”, botuar nga “Shoqata Illiricumi” në Tuz me autor profesor Fran Camaj dhe Nikollë Berishaj. Malësia gjatë historisë ka nxjerrë njerëz të mëdhenj, të ndritur, shkollar dhe luftar, që kanë dhënë një kontribut të pakontestueshëm për çeshtjen tonë kombëtare. Një prej atyre që e ka siguruar vendin në tryezën e nderit kombëtar, është edhe ai për të cilin edhe jemi tubue sot ketu, për ta kujtue,për ta nderue dhe mos harrue kurrë, i ndjeri Gjergj Daku Gjokaj”. Ky aktivitet përkujtimor u çelë me recitimin e poezisë “ Baca i Grudës” botuar ne vëllimin poetik “ Ma shembët folenë”, të autorit Gjergj Daku Gjokaj, nga aktivisti dhe kryetari Shoqatës “ Malësia e Madhe”, Lukë Junçaj, për të vazhduar me fjalen e hapjes të drejtuesit të këtij takimi, i cili bëri një vlerësim të shkurtër, përsonalitetit, për të cilin po flitej. Gjergj Ivezaj, si njëri nga ish nxënësit e të ndjerit, dhe më vonë përkrahës dhe mbështettës i verpimtarisë atdhetare të tij, ndër të tjera tha: “- Gjergj Gjokaj ka qënë Njeri, në kuptimin më pozitiv dhe më të plotë te fjalës, edukator dhe intelektual i rangut të lartë, që pa pushue, gjatë gjithë jetës së tij është përpjek dhe mundue, që dijen dhe aftësitë e tija intelektuale t’i përcjellë tek gjeneratat e reja, humanist i vërtetë, që ka tregue dhe vertetue, se ka nje gjak të përbashktë me humanisten më të madhe të këtij shekulli, bijen shqiptare Nënën Tereze, nënën e gjithë njerzimit, pajtimtar që, më se një gjysëm shekulli nuk ka lënë mosmarrveshje, ngaterresa apo edhe vrasje, që kanë ndodhë në Malësi dhe më gjërë, e deri edhe këtu në Amerikë, që ky njeri mos të jetë një ndër ndërmjetësuesit kryesor të atyre ngjarjeve, ideator dhe kreator kryesor i “ Besëlidhjes së famshme të Malësisë”, përparimtar dhe veprimtar i palodhur, sepse në thelb i ka kuptue padrejtësitë historike, që i janë bërë Malësisë dhe popullit shqiptar, politikan dhe deputet në parlamentin malazez, ku me gjithë forcën e tij intelektuale, me një kulturë politike, me fakte historike, me medoda demokratike dhe me dashuri patriotike, e kundershtoi politikën antishqiptare sllave, si ne parlamentin e tyre e deri ne Kongresin Amerikan, tue faktue për të drejtat që na takojnë, dhe tue deshmue për të padrejtat që na bëhën, optimist i madh për çeshtjen tonë shqiptare. Ai besonte në arritjen e qellimeve tona kombetare. Ka qënë poet, që me mjeshtri letrare, dhe me dashuri atdhetare të gjitha shkrimet e tija ia kushtoi Malësisë dhe shqiptarve. Ka qënë tolerant edhe me kundershtarët e mendimeve dhe bindjeve te tija. Mirpo, fjalën tolerancë nuk e preferonte çdo herë. “ Nuk kishte m’u dasht që të kerkohet tolerancë në mes nesh,- porositete Gjergji. Ne nuk guxojmë të krijojmë armiqësi në mes vedi, nuk guxojmë të ndahemi, jemi një, të një fisi, të një gjaku, kemi nje gjuhë, një flamur, prandaj bashkë duhet t’jetojmë, këtë gjak nuk mund ta mohojmë”. Pra, në vend të tolerancës, ai kërkonte bashkëjetesën vllazërore. Ka qënë i dashur dhe gojëmbël për çdo kënd, ka mund te rrij me femijë dhe të kënaqeshin të dy, me të rijntë ka gjetë gjuhë të përbashkët; edhe pleqtë e Malësisë ia respektonin dhe ia pranonin mendimet, sikur ai të ishte më i moshuar se ata. Gjergj Daku Gjokaj ka qënë i atillë që, edhe për një popull te madh, do të kishte vlera të mëdha, e jo për një pjesë të vogël të popullit shqiptar, siç jemi ne në Malësi”. Pas fjalës së hyrjes, që u dëgjua me vëmemdje, të pranishmit i përshendeti famullitari i Kishës së Shën Palit, Don Anton Kçira, i cili vlerësoi ideatoret e takimeve të tilla përkujtimore, si shumë të dobishme. Në fjalën e tij shkrimtari Fran Camaj bashkautor i monografisë “ Një jetë dhuruar Malësisë”, solli shumë episode nga jeta afro 20 vjeçare të bashkëpunimit me të ndjerin, duke u ndalur më shumë në veprimtarinë e tij arsimore, në gjuhën shqipe dhe vlerësimin e saj, në politikanin adekuat dhe në shpirtin përparimtar e pajtues, që e karakterizonte gjatë gjithë kohës që ishin njohur. Ai foli edhe për Gjergj Dakun poet, ku është bashkëautor me Nikollë Berishaj, kryetar i Shoqatës së njohur “ Illyricum”, në përgaditjen e librit poetik “ Ma shembët folenë”. Ish deputeti i Malësisë, në parlamnetin malazez njëkohëshëm me të ndjerin, Lekë Lulguri evokoi për të pranishmit raste nga debatet që i ndjeri Gjergj Gjokaj kishte pasë me deputet malazez si dhe mospranimin e detyrës së kryetarit te LDK-së kur kjo lidhje sapo u krijua, pasi ai ishte i zgjedhur ne Forumin Demokratik dhe me të drejtë, theksonte ai se nuk ia vlenë te jeshë më shumë se njëherë kryetar. Më pas historiani, Sherif Gjokaj, me emocione te veçanta solli disa kujtime, që kishte pasë me të ndjerin, sidomos në bashkëpunimin për çështje të veçanta të historisë. Marash Ulaj, aktivist në komunitetin shqiptar të Detroitit, foli për punën e mirë që kishte bërë i ndjeri në pajtimet e mosmarrëveshjeve edhe këtu në Detroit, si dhe për pjesëmarrjen në varrimin e të ndjerit që, për ne ,-tha folësi ishte një rast i papritur, pasi ai shkoi shumë shpejt. Në fund Mark Daku Gjokaj përshëndeti në emër të të afërmëve të të ndjerit duke falnderuar të pranishmit, ndërsa Gjergj Ivezaj solli për të pranishmit një fakt shumë domethënës, kur kishte pasë rastin të thirrte Markun, duke e pyetur se si e kishte ruajtur shqipen aq mirë, pasi ishte larguar që fëmijë nga Malësia. Marku i ishte përgjigjur “ Gjuhën e kam ruajtur nga Bibla, At’ Fishta ( Lahuta e Malësisë) dhe librat që na sillte Gjergji.” Në këtë akademi përkujtimore Suzana Cacaj, e ardhur nga New Yorku recitoi poezinë e Gjergj Gjokaj, “ I huaj në dhe të vet”. Poashtu recitoi edhe Edvin Hoti si dhe luajti në piano Ardiana Ivezaj. Më pas, të pranishmit ndoqën filmin dokumentar, realizuar nga autorët e monografisë Fran Camaj dhe Nikollë Berishaj, në të cilin u jepej rasti të flisnin për të ndjerin dhe, veçanërisht për “ Beslidhjen e Malësisë” bashkëkohësve të tij: Pjetër Dreshaj, Ismail Doda, Ibrahim Bejrashi, Nikollë Berishaj, Gjekë Gjonlekaj, Prelë Sinishtaj, Imam Rexhep Lika, Nikollë Gjonaj, Liko Çunmulaj, Gjokë Gjokaj,, Met Gjoni, Lukë Gjokaj dhe , në veçanti piktori i njohur, i afërmi i të ndjerit, Gjelosh Gjokaj. Në mbyllje drejtuesi i këti aktiviteti, Gjergj Ivezaj bëri edhe njëherë thirrje për lirimin e të burgosurve shqiptarë në Mal të Zi. Gjatë kokteit që ishte përgatit nga të afërm të Gjergj Gjokaj, u shpërndanë edhe disa libra të tij. |