Home arrow Letėrsi arrow Histori e Letersise arrow VITORE LEKA-STEFA nga Italia per ALBDREAMS....kliko ketu...
VITORE LEKA-STEFA nga Italia per ALBDREAMS....kliko ketu...

Image O Perenedi ka Suljote ende.!!.

Mbresa nga Trevizo




Kjo poezi i dedikohet nje gruaje te panjohur per mua, e cila per te mos rene ne duart e Sambisteve ne daten 9 mars 1991 kur filloi eksodi nga Durresi nepermjet anijeve "te shpreses se madhe drejt te panjohures..." u hodhe ne det nga direku anijes bashke me foshnjen ne krahe dhe u mbyt Frymezimin e kam nga nje gazete e asaj kohe qe fliste per kete ngjarje tragjike....



Nga shekujt vijne , ne kenge i sjell era
O toka ime , eshte dhimbja jote !
Vrapojne shqiponjat permbi humnera
Te bukurat bija, nenat Suljote


Nga shekujt erdhen u shfaqen tek ti
I bukur engjell , o zemer nene
nga direk 'i anijes me foshnje ne gji
U hodhe ne det--renkim prej gjeme



Ku je tani? Ne c'dallge , ne c'gji?
Me vjen cdo nate nga gjumi me zgjon
Si engjell , si fryme si nje dashuri
Per nenat ze lus une te madhin Zot..

E ngriten dallget tempullin tend
Ajo ulerime gjithe botes endet
Dhe tokes sime dhe detit i dhemb
O Perendi! ka Suljote ende!..

 


Mbresa nga Trevizo


Mestre, Bassano, Vittorio Veneto, Conegliano, Portogruaro, Pordenone, Ligniano, Belluna ...Emra dhe qytete te njohur e vizituar kaq here prej meje. Belluna eshte nje qytet malor , ne veri te Italise.Per pak je ne alpe , megjithate, edhe ketu e ndjen peshen e tyre te rende.Ky qytet me sjell nder mend qytetin tim Beratin , jo vetem nga konfiguracioni malor, por dhe nga menyra se si jane ndertuar rruget , rrugicat , shtepite.Por une kurre s'mund te them se Belluno eshte me i bukur se Berati im .Sejcili eshte Zot ne elegancen dhe madheshtine e tij.Sidoqoft sa here qe shkoj aty , nuk di pse , me sjell te gjall dhe aq te mrekullushem qytetin tim.
Pjese te ketyre qyteteve , me parakalonin sot para syve, nga dritaret e makines:
Me dy mikesha Italiane po shkonim te nje mikeshte tjeter Italiane qe eshte transferuar ne Monte Beluno
Ndjehesha qe ne mengjes si me ethe. Nuk jam e semure, por brenda meje , ndjeja nje zjarr te çuditshem .Gjate rruges me makine nuk doja as te flisja e as te shikoja revista , me pelqente te veshtroja nga dritarja natyren si ne nje film. Kisha nje si ankth , qe s'po e kuptoja .Duket se kisha rene ne carkun e vetvetes.. Kjo gjendje , mendoja , mund te ishte nga pamjet aktuale , qe po shohim me intensitet ,çdo minut ne televizor.Lufte.. e ftohte dhe e ngohte bashke.(e kush e do luften?) kush do te jetoje ne ankth? Tmerr, llahtari, tragjedira te ndryshme u be dite, qe po degjojme dhe shikojme . me televizjon .Sepse mu kujtua e spo 'me hiqej nga mendja nje ngjarje qe e kisha ndjekur ne televizor ne ditet e para kur shpertheu llufta ne Irak Nje grua Irakiane .. e persekutuar ne regjimin e kriminelit Sadam, Ia kishin vrare burrin , se ishte kunder rregjimit , per nje fjale goje .E kishin pushkatuar...Gruaja me tre femije , e internuar ne nje shkretetire ... ku s'hante pula gur. Tani i mblodhen te gjithe femijet e te persekutuarve si dhe tre femijet e saj :dy djemte dhe vajzen dhe i vune ne balle te luftes ...Ne vijen e pare..Te tre ju vran ... po nga plumbat e Irakenve .. Gruaja qante dhe bashke me te qaja me ze edhe une. E tmershme! , i njejti regjim si yni..internim.. persekutim, dhe mendova sikur dhe te ne te kishte ndodhur keshtu , femijte e mi kishin per te pasur te njejtin fat!

Mbasi u shplodhem dhe u freskuam te Simonetta , u nisem te drekonim ne Treviso. .Treviso eshte tjeter gje.Ka disa gjera te veçanta qe nuk i kam par ne qytetet e tjera .Aty, bie fjala , ka shume zezake.Si eshte e mundur? Nuk e di, por kjo me ka bere pershtypje. Mbas dreke vendosa te shetis, duke i lene mikeshat te shijone kafet e akulloret qe jan aq me ze ne keto ane. Akulloret ne te gjithe Italine jane te famshme per shijen dhe perberjen e tyre me te gjithe llojet e frutave apo cokollatave , por ne keto ane, jane akoma me te famshme , ndoshta nga qumshti apo punimi qe i behet. Kane nje shije qe.. .Besoj xhiron me te madhe nga turistat keto vende e bejne me akulloren , ashtu Venecia , Treviso, Oderza e gjithe zona .." Maqedonia" eshte me e preferuara , te pakten per mua. Nje akullore me te gjitha llojet e frutave te grira e siper mbulluar me akullore vanilje. Mjerisht vetem ne fillim pata fatin ti provoj te gjitha, me vone mu ndalua nga diabeti , por dhe per kete semundje , ka akullore te ndryshme pa sheqer , qe mua s'me shijojne fare, prandaj preferova me mire te shetisja vetem , se sa te shikoja Deboren me gjithe ate gote te madhe perpara , mbushur me te gjitha shijet e parajses. Shetitjen e bera me mjelmat e zeza. Mjelmat e njohura te Trevizos...Notonin me nje krenari kaçake e nuk perziheshin me ato te bardhat .Ecja dhe une bri tyre.Njera, ajo me e madhja qe dhe i udhehiqte , here pas here me shikonte , si te thuash me nje lloj" mendjemadhesie " por dhe pa m'u ndar.I ndiqja me sy e me dukej se po qendronin aty, bri meje , me deshiren se donin te flisnin me mua. Ndijesi e kote, por nganjehere , kotesirat te nxjerrin ne brigje te çuditeshme .I ndiqja buze ujit duke kaluar neper qemeret e urave te shumta, Qyteti im ka trasheguar vetem uren e gurte te Kurt Pashes ( ura e Gorices qe i themi ne sot) Befas ja behen pellumbat si nje re.C'pellumba ka ky qytet , por jo si Venecia. Venecia eshte gje tjeter Venecia eshte enderr dhe magji.
Venecia te mban pezull
Nje pellumbi bardh u ul ne doren time. Ndjeva nje dridhje te lehte... Shenja e Paqes! ... e Lirise... po gugiste ne doren time..Me shihte drejt ne sy e dukej sekur po me thoshte : Hiqe trishtimin , hiqi mendimet qe po te mbysin .Ti jeton ne nje vend te lire... paqesor... ashtu dhe femijte e tu...Dhe ne vendin tend eshte liria.. drejt demokracise ..drejt te ardhmes , drejt paqes po shkojne ..Nuk ka dhe s'do ket kurre me diktatur.. pushkatim per nje fjale... si baban tend.. si burrin e asaj qyqare. ne Irak ...M'u kujtua shtepia ne Durres. Im bir , Artani, mbante dy çifte pellumbash :Me pelqente t'i shija kur i leshonte dhe ata rrihnin krahet , drejt qiellit te lire.Edhe vet ajrin qe e rrihnin me krahe e qe me freskonte fytyren , me dukej si ajri i lirise.

Pellumbi gugate ne doren time .Mjelmat e zeza kishin ndaluar , sikur po me prisnin dhe me shikonin me xhelozi. Vertete, une po ndiqja ato por, ç'desha me pellumbin? ...E shtriva pellemben , sikur t'i jepja leje: He! fluturo e kenaqu ne hapesire , je i lire ! Dhe ai u nis duke rrahur krahet . Mora fryme thelle duke e ndjekur deri larg, ne frymen e lirise...
Kthimi ne Trieste me gjeti ne gjendje tjeter shpirterore .Ndjehesha me e lehtesuar .Natyra gri i jepte tjeter pamje para syve te mi qyteteve .Ja dhe deti. Po ai det intim dhe aventuresk. Mbylla syte e degjoja zhurmen e tij...
Zerin e detit , qe me lidh me token time , e mora me vete dhe kur mbrrita ne shtepi.

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.